Vengu: Mbrojtja si motor i gatishmërisë, zhvillimit ekonomik dhe punësimit

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se e gjithë veprimtaria në fushën e mbrojtjes dhe mbrojtjes civile gjatë kësaj periudhe është udhëhequr nga një parim i vetëm: rritja e buxheteve të mbrojtjes duhet të përkthehet jo vetëm në forcim të kapaciteteve ushtarake dhe aftësive reaguese, por edhe në mirëqenie ekonomike, inovacion dhe punësim cilësor.
Sipas ministrit, kjo qasje është më e dukshme në shtyllën ushtarake, ku tashmë janë themeluar katër kompani prodhimi me pjesëmarrje shtetërore dhe janë në zbatim gjashtë kontrata prodhimi që përfshijnë municione, uniforma, mjete taktike dhe pajisje të tjera. Një hap i rëndësishëm strategjik, u shpreh ai, është edhe finalizimi i negociatave me gjigantin italian Fincantieri, i cili i hap rrugë miratimit nga qeveria të kompanisë së përbashkët për mjetet detare në Pashaliman.
Një tjetër shtyllë kyçe, sipas Vengut, janë emergjencat civile, ku vendi ka kaluar nga një logjikë thjesht reaguese drejt një programi të plotë të qëndrueshmërisë kombëtare, që përfshin parandalimin dhe përdorimin e teknologjisë. Fuqizimi i bashkive, si një kërkesë e hershme e përfaqësuesve vendorë, është realizuar përmes një metode të re bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë në zbatimin e fondit të kushtëzuar. Ky fond ka sjellë rritje të ndjeshme të financimit për 47 bashki, me shembuj konkretë si trefishimi i buxhetit të emergjencave në Lezhë dhe Gramsh, gjashtëfishimi në Përrenjas dhe shtatëfishimi në Delvinë, mbi bazën e analizës së riskut ndër vite.
Në këtë kuadër, janë miratuar 8 milionë euro për vijimin e investimeve në infrastrukturën parandaluese, projekte që janë aktualisht në zbatim, si dhe 10 milionë euro të tjera për projekte të reja në të gjitha bashkitë, përfshirë diga, prita lumore dhe ura. Për rinovimin e flotës kombëtare zjarrfikëse, ministri bëri të ditur se janë akorduar 2 milionë euro shtesë, ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe KAYO do të prodhojnë mjete “Made in Albania”, të cilat do të shpërndahen në bashki për të rritur efikasitetin dhe standardizimin e shërbimit.
Shtylla e tretë, kapitali njerëzor, mbetet në qendër të reformës. Vengu theksoi se vokacioni ushtarak dhe profesionet e reja të mbrojtjes, përfshirë dimensionin civil, janë gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë shqiptarë. Në 14 muajt e fundit, Forcat e Armatosura janë shtuar me 1000 ushtarakë aktivë, ndërkohë që largimet vullnetare kanë rënë me 70%. Për herë të parë është regjistruar edhe rikthimi i personelit që ishte larguar ndër vite. Në fushën e arsimit, programet janë certifikuar nga Ministria e Arsimit, ku veçanërisht programi i mbrojtjes kibernetike ka marrë vlerësimin “Ekselent”.
Duke folur për muajt në vijim, ministri njoftoi nisjen në prill të linjës së asamblimit të dronëve taktikë dhe hapjen e thirrjes për rekrutimin e 12 inxhinierëve dhe ekspertëve që do të trajnohen nga partnerë izraelitë. Në maj fillon Shkolla e Aviacionit e Forcës Ajrore, paralelisht me përzgjedhjen e kandidatëve për pilotë nga radhët e personelit ushtarak dhe civil. Po në maj 2026 pritet prodhimi i parë i uniformave, ndërsa në qershor dalin produktet e para të mjeteve të emergjencave dhe transportit, në bashkëpunim me partnerë europianë si Rheinmetall. Deri në dhjetor, parashikohet avancimi drejt sistemeve anti-dron.
Në fushën e emergjencave civile, janë në zbatim ndërtimi i dy qendrave rajonale, një në veri dhe një në jug të vendit, si dhe procesi për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, duke rikthyer pas 20 vitesh kapacitetin ajror në këtë fushë. Këto investime do të shoqërohen me një paketë të plotë ligjore që përfshin ligjin për zjarrfikësit, prefektin dhe mbrojtjen civile.
Në mbyllje, Vengu theksoi se industria e mbrojtjes do të krijojë 326 vende pune për profesionistë të rinj vetëm këtë vit, rreth gjysma e tyre inxhinierë, me perspektivë që mbi 1,000 familje të kenë të ardhura të qëndrueshme nga kjo industri. Sipas tij, këto reforma, ndonëse nuk lidhen drejtpërdrejt në pamje të parë me Bashkimin Evropian, përbëjnë elementë thelbësorë për një shtet që synon të jetë një hallkë e fortë e sigurisë, industrisë dhe mirëqenies europiane.
Rivlerësimi i pronave - Malaj: Jashtë Tiranës, vetëm me ekspert privat
Qytetarët të cilët duan të rivlerësojnë banesat e tyre, por jetojnë jashtë Tiranës, duhet të marrin vlerësues privat. Kështu është shprehur ministri i......
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave inspekton Degën Doganore Bllatë: Zbatim i plotë i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një inspektim në Degën Doganore Bllatë, në vijim të masave të ndërmarra për përballimin e......
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të Kosovës
Sot, më 26 shkurt, në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tiranë) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Biznesit të......
Kush e mbajti “në këmbë” turizmin në janar? Përveç vendeve tradicionale, Danimarka, Izraeli dhe India kryesuan rritjen
Statistikat e turizmit për nisjen e vitit sjellin disa të dhëna interesante për personat që vizituan Shqipërinë në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave......
“Do rrisim të ardhurat nga tatimet dhe doganat” - Ministri Malaj bën bilancin e “Financave” për vitin 2025 dhe rendit objektivat 2026
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e zgjeruar të socialistëve të mbajtur këtë të enjte raportoi mbi veprimtarinë e ekonomisë përgjatë vitit......
Formula, si rivlerësohen tokat? - Ndryshimi midis çmimeve të referencës në fuqi dhe vlerës së tregut
Tokat në pronësi të individëve, janë një tjetër aset që mund të rivlerësohen me normën tatimore 5 %, për të rritur vlerën e tyre në nivelin e çmimeve të......
Rama: Për Ballukun do pres raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar socialist, edi Rama u shpreh: “Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e......
Sa kushton eksperti për rivlerësimin e pronave? - Tarifat private për 8 kategori/ Nga 150 euro për apartamente, deri 500 euro për hotele
Qytetarët që zgjedhin të bëjnë rivlerësimin e banesave me normë tatimore 5 për qind me vlerën e tregut, do të duhet ta bëjnë atë përmes një eksperti të......


