“Trump, rol vendimtar në përfundimin e konfliktit në Gaza”/ Rama, në themelimin e “Bordit të Paqes”: Po kryhet padrejtësi për Kosovën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” të zhvilluar në Uashington. Në fjalën e tij ai u ndal në rolin e këtij institucioni për paqen globale.
“Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj.
Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.
Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi me forcë padrejtësinë që po u bëhet komandantëve të UÇK-së, nga gjykata e Hagës.
“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.
Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.
Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.
etëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.
Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha Rama.
Në përfundim, kryeministri i Shqipërisë falenderoi presidentin e SHBA-së, që përfshiu Shqipërinë në këtë nismë fisnike, me besimin që vendi ynë të jetë një vlerë e shtuar e vizionit të Donald Trump.
Themelohet “Bordi i Paqes”/ Trump: U kemi dhënë fund luftërave 32-vjeçare, por kemi ende punë për të bërë
Në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” që po zhvillohet në Uashington, presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se ky Bord është gjëja më e......
Sektorët financiarë dhe Real Estate, në zgjerim/ Bizneset në këto fusha regjistrojnë rritje me 13.5%
Eurostat ka publikuar së fundmi statistika të reja në lidhje me hapjen e bizneseve në vendet e Europës, duke analizuar ecurinë e regjistrimeve të reja sipas......
Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit
Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti......
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......
Në cilin vend të BE u rritën më shumë çmimet? - Vitin e kaluar kryesoi Rumania me 6,7%. Franca, tregu më i qëndrueshëm
Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Bashkimin Evropian shënuan një rritje mesatare prej 2.8%, megjithatë, pamja e përgjithshme fsheh divergjenca të forta......
Ushqimet “Made in Albania” në tregjet e huaja/ Rënie e fortë te mishi dhe zarzavatet, por rritje dyshifrore te përpunimi ushqimor
Eksportet e ushqimeve në janar 2026 kontribuan me 0.3 pikë përqindje në rënien totale prej 4.5% të eksporteve. Analiza sipas kapitujve tregon se goditja më e......


