Lajme Postuar më 19 Korrik 2025, 10:45

Trendet e tregtisë, rriten eksportet me Kosovën dhe importet nga Kina - Bellaqa: Kosova e Shqipëria, të krijohet treg i përbashkët

Nga Alida Lula

Trendet e tregtisë, rriten eksportet me Kosovën dhe importet nga Kina

Rritja e shkëmbimeve tregtare me Kosovën gjatë muajit qershor është vlerësuar nga ekspertë të ekonomisë. Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike, thotë për SCAN tv, se ka ardhur koha që Shqipëria dhe Kosova të krijojnë një treg të përbashkët.

“Kosova e Shqipëria duhet të vijojnë bashkëpunimin ekonomik, duhet të integrohen dhe të krijojnë një treg ekonomik të përbashkët, në mënyrë që në tregun rajonal të dalin bashkarisht dhe të plotësojnë të gjitha standardet. Kosova e Shqipëria import-eksportet I ka me vendet e CEFTA, ndrësa me vendet e BE duhet të krijohen politika që të ketë qëndrueshmëri” – thotë eksperti i ekonomisë në Kosovë Jakup Bellaqa.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për periudhën janar-qershor 2025, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 55,9% të totalit të tregtisë së jashtme.Konkretisht, eksportet drejt BE-së zënë 67,2% të eksporteve gjithsej, ndërsa importet nga vendet e BE-së përbëjnë 52,2% të importeve totale. Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2024 janë: Kosova (64,8 %), Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (25,2 %), Greqia (2,4 %) dhe Spanja (9,9 %).


                                      

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat