Themelohet “Bordi i Paqes”/ Trump: U kemi dhënë fund luftërave 32-vjeçare, por kemi ende punë për të bërë

Në ceremoninë e themelimit të “Bordit të Paqes” që po zhvillohet në Uashington, presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh se ky Bord është gjëja më e rëndësishme që ka bërë për paqen.
“Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur, janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta lider. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë, bursat janë rritur, kur erdha në pushtet ata më thanë që nëse do afrohesha tek 44% do ishte e mrekullueshme, ne kemi arritur 50 mijë vitin e parë. Po bëmë një punë shumë të mirë, bordi i paqes është një nga gjërat më të rëndësishme që janë përfshirë shumë organizata, njerëz, që kemi punuar bashkë, për ti dhënë fund luftërave. Disa lufta ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për 2 ditë por kemi ende punë për të bërë. Gaza është komplekse, por Kushner dhe Ëittkof kanë bërë punë të mrekullueshme, kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, tha Trump.
Më tej, Presidenti Trump ka vlerësuar të gjithë liderët e vendeve që u janë bashkuar “Bordit të Paqes”.
"Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe",- tha Trump.
Në këtë takim të “Bordit të Paqes” është i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama, i cili do të nënshkruajë aktin e themelimit për Shqipërinë. Gjithashtu, Presidentja Vjosa Osmani, do të nënshkruajë këtë akt të themelimit për Kosovën.
Sektorët financiarë dhe Real Estate, në zgjerim/ Bizneset në këto fusha regjistrojnë rritje me 13.5%
Eurostat ka publikuar së fundmi statistika të reja në lidhje me hapjen e bizneseve në vendet e Europës, duke analizuar ecurinë e regjistrimeve të reja sipas......
Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit
Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti......
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......
Në cilin vend të BE u rritën më shumë çmimet? - Vitin e kaluar kryesoi Rumania me 6,7%. Franca, tregu më i qëndrueshëm
Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Bashkimin Evropian shënuan një rritje mesatare prej 2.8%, megjithatë, pamja e përgjithshme fsheh divergjenca të forta......
Ushqimet “Made in Albania” në tregjet e huaja/ Rënie e fortë te mishi dhe zarzavatet, por rritje dyshifrore te përpunimi ushqimor
Eksportet e ushqimeve në janar 2026 kontribuan me 0.3 pikë përqindje në rënien totale prej 4.5% të eksporteve. Analiza sipas kapitujve tregon se goditja më e......
Transfertat e Shqipërisë në euro, sot 95% më lirë! - Para SEPA, kostot e pagesave ndërkufitare ishin deri 17 herë më të larta se BE
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka sjellë një transformim të ndjeshëm në kostot e transfertave ndërkufitare në euro, duke i afruar ato me standardet e......


