Lajme Postuar më 16 Dhjetor 2025, 16:38

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Arrestet pa gjyq, modë e vrazhdë

Nga SCAN TV

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Arrestet pa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SPAK i paraqiti kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, njëherazi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një postim në "X", Rama shkruan arresti pa gjyq është një fakt i turpshëm, që nuk ka lidhje me standardet europiane.

“Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama.

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Live TV

Të fundit

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat