Skema Kombëtare 2026 në bujqësi/ Rama: Forcim bashkëpunimi me fermerët e sipërmarrësit ruralë

Vijon procesi i dëgjesave publike për hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët. Kryeministri Edi Rama e konsideroi deklaroi si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.
Gjatë podkastit “FLASIM'', Rama bëri të ditur se Ministri i ri i Bujqësisë ka nisur një tur takimesh me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim kanalizimin e buxhetit dhe të burimeve financiare të bujqësisë bazuar në nevojat konkrete të komunitetit rural.
Sipas Kryeministrit, procesi synon forcimin e bashkëpunimit me fermerët dhe sipërmarrësit e fshatit, përmes dëgjimit të shqetësimeve dhe përfshirjes së tyre në hartëzimin e prioriteteve të mbështetjes financiare.
“Këtë javë ka nisur turi i dëgjesave publike i Ministrit të ri të Bujqësisë me fermerët në të gjithë vendin. Kjo ka si qëllim hartimin e 'Skemës Kombëtare të 2026', pra, kanalizimin e të gjithë buxhetit dhe të të gjitha burimeve të financimit të sektorir, duke hartëzuar të gjithë hapat së bashku me fermerët dhe duke hapur rrugën e forcimit të të gjitha urave që ne i kemi ngritur me komunitetin sipërmarrës të fshatit, edhe me ata që punojnë si bujq në tokën e tyre përmes dëgjimit të çdo shqetësimi, e pastaj sintezës mbi idetë” - theksoi Rama.
Viti 2026, sipas kryeministrit, është veçanërisht i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe financiar, pasi përveç fondeve të buxhetit të shtetit, ekziston potenciali për disbursimin e një volumi më të madh financimi për bujqësinë.
“Është vit shumë i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe në aspektin financiar, sepse potenciali për të disbursuar, jo thjesht fondet e buxhetit fillestar, por një volum shumë më të madh financimi është aty, sepse nuk është vetëm buxheti i shtetit, është linja e kredisë e garantuar nga Banka e Shqipërisë, është nga ana tjetër, AZHBR-ja, është Agro- Krediti, është edhe një tjetër injeksion financimi që ne do të bëjmë, përgatitja për të cilën fillon tani, përmes Bankës së re të Zhvillimit, kështu që na duhet me patjetër që të adresojmë nevojat dhe t’i kanalizojmë këto financime, aty ku ka më shumë efikasitet dhe aty ku do të prodhojë më shumë vlerë të shtuar”- shtoi kryeministri Rama.
“MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç”/ Balluku: Skuadra e mobilizuar për të çuar përpara negociatat me BE
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijon intensivisht punën për përmbylljen e negociatave të integrimit në BE për katër nga kapitujt më të......
‘Amazon’, plan reduktimi për 30 mijë vende pune/ CEO i kompanisë: Nivel i lartë burokracie
Kompania e shitjeve online ‘Amazon’, po planifikon reduktimin e vendeve të punës, si pjesë e misionit të saj për të liruar rreth 30,000 vende pune......
Ryanair refuzon ofertën e WiFi Starlink/ Elon Musk “kërcënon” të blejë Ryanair
Polemikat në rrjete sociale midis Elon Musk dhe drejtuesit të Ryanair, Michael O'Leary, mbi koston e instalimit të Starlink Wi-Fi, ka rindezur një debat të......
Trump “sulmon” bankën, padia 5 mld dollarë/ JPMorgan: Besojmë se akuza nuk ka asnjë vlerë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër JPMorgan Chase dhe drejtuesin e saj Jamie Dimon. Ai i akuzon për......
Turizmi shqiptar promovohet në panairin FITUR, Madrid/ Ministri Gonxhja: Interes në rritje për destinacionin ‘Shqipëri’
Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, në Madrid, Spanjë, ka tërhequr interes të lartë nga vizitorë dhe operatorë turistikë nga......
“Aplikoni për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar”/ Malaj e Gazheli: Lehtësi doganore dhe rritje e eficiencës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë pune në dy kompani shqiptare, të......
A e ke plotësuar DIVA 2025? Afat deri më 31 mars/ Kush duhet të deklarojë dhe përfitimet e reja për prindërit
Qytetarët vijojnë të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, e njohur si DIVA 2025, përmes platformës online e-Filing, ndërsa afati i......
Shqipëria, gjithnjë e më tërheqëse për europianët dhe aziatikët/ Nga Ballkani drejt Europës, si po ndryshon harta e hyrjeve në vend
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë dhe të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit. Nga 4.1 milionë hyrje në vitin 2015, numri u......


