Zyrtarizohen objektivat e rinj për klimën - Deri në 2035-ën, emetimet synohen nën 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent

Vendi ynë ka zyrtarizuar objektivat e rinj për reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2035. Kontributi Kombëtar i Përcaktuar 3.0 është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe tashmë ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke zëvendësuar dokumentin e miratuar në vitin 2021.
Sipas dokumentit, shkarkimet e gazeve me efekt serrë synohet të mbahen nën 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent deri në vitin 2035, ose 17.4% mbi nivelin e vitit 1990. Për vitin 2030 është përcaktuar një nivel maksimal prej 10,210 kiloton CO₂ ekuivalent, ndërsa objektivi i mëparshëm parashikonte reduktimin e emetimeve me 20.9% kundrejt skenarit bazë deri në vitin 2030.
Krahas masave për zbutjen e ndryshimeve klimatike, dokumenti përcakton edhe prioritetet për përshtatjen. Në fokus janë bujqësia, pyjet dhe kullotat, turizmi, energjia, transporti dhe zhvillimi urban, sektorë të konsideruar veçanërisht të ekspozuar ndaj ndikimeve të klimës.
Ndërkaq, dokumenti nuk përcakton angazhime të detyrueshme buxhetore, në lidhje me masat që duhet të zbatohen për të arritur objektivat, por orienton procesin e planifikimit fiskal drejt një qasjeje graduale dhe të integruar. Më specifikisht, synohet mobilizimi i burimeve financiare nga buxheti i shtetit, buxhetet vendore, financimi ndërkombëtar klimatik dhe investimet private, duke krijuar një kornizë më të qartë për vlerësimin e boshllëkut financiar dhe koordinimin e burimeve.
Shqiptarët kalojnë më shumë kohë online - AKEP: Rritet konsumi i internetit dhe telefonatave. SMS-të “po dalin nga moda”
Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë internetin dhe telefonatat, ndërsa SMS-të po humbasin terren. Të dhënat për tregun e komunikimeve elektronike......
Klodiana Spahiu, emri i ri për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Klodiana Spahiu është propozuar për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me synimin për forcimin e aksesit në shërbimet shëndetësore......
“Duhen kuruar tre plagët e shtetit” - Rama prezanton platformat e reja për të rritur bashkëveprimin me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama,......
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile - Vendimi, 2,431 metra katrorë kalojnë në pronësi të Korporatës së Investimeve
Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për......
Pagat shtyjnë lart kostot e ndërtimit, materialet bien/ Presioni kryesor vjen nga fuqia punëtore, ndërsa tregu mbetet aktiv
Kostot e ndërtimit të banesave kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por presioni kryesor këtë herë nuk ka ardhur nga materialet. Të......
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili/ Çfarë peshe ka në treg dhe sa të ekspozuar jemi ndaj këtij kufizimi?
Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara......
Investim 3.8 mln euro për eficiencën energjetike - Kosova synon uljen e konsumit, përmirësimin e kushteve në institucione
Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 ndërtesave publike në katër komuna të vendit. Lajmi u bë i ditur nga......
Kina thirrje Francës të ndalë ligjin kundër Shein e Temu - Pekini e quan diskriminues ligjin dhe paralajmëron masa
Kina i ka kërkuar Francës të ndalë zbatimin e ligjit të ri që synon industrinë e modës ultra të shpejtë, duke e cilësuar atë si një masë diskriminuese ndaj......

