Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2025, 13:42

Zyrtare/ Rivlerësimi i pronave do bëhet me 5 %- Afati i zbatimit do të jetë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026

Nga Scan TV

Zyrtare/ Rivlerësimi i pronave do bëhet me 5 %- Afati i zbatimit do

Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme.

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5 për qind mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave me një mesatare prej mbi 20 për qind vetëm gjatë vitit 2024  është një nga arsyet kryesore që ka shtyrë qeverinë të ndërmarrë këtë hap. Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu i pasurive po pëson ndryshime të shpejta, ndaj përditësimi i vlerës së pronave konsiderohet i domosdoshëm si për qëllime fiskale ashtu edhe për planifikimin urban.

Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat