Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë, 10 maj!
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga *ora 09:00* deri në *orën 14:00* për tërheqjen e kartave.
Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.

“Lulëzon” sektori i udhëtimeve në Greqi - Arrin mbi 18 miliardë euro suficit në vitin 2024
Sektori grek i shërbimeve të udhëtimeve shënoi një suficit prej 18.79 miliardë eurosh në vitin 2024, me një rritje prej 3.4% nga viti i kaluar, sipas të......

BE përgatit kundërmasa ndaj SHBA-së - 95 miliardë euro tarifa hakmarrëse për importet amerikane
Komisioni Evropian propozoi kundërmasa me vlerë deri në 95 miliardë euro për importet amerikane, nëse negociatat me Uashingtonin dështojnë. Masat e reja, që......

Bankat më të forta, qytetarët dhe bizneset më të aftë/ Norma e huave me probleme në Mars prek minimum të ri historik
Norma e huave me probleme, një prej indikatorëve më kritikë të shëndetit të sektorit bankar, ka shënuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit mars, sipas të......

Ukraina i “largohet” dollarit amerikan - Banka Qendrore shqyrton kalimin tek euro si monedhë referuese
Ukraina po fillon të konsiderojë largimin nga dollari amerikan, duke e lidhur monedhën e saj më ngushtë me euron, tha për Reuters Guvernatori i Bankës......

13.1 mld lekë për ujësjellës-kanalizime - Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, u shpenzua 97% e planit të rishikuar
13.1 miliardë lekë u shpenzuan gjatë vitit 2024 në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime apo 97% e planit të rishikuar. Sipas të dhënave nga Ministria......

Berisha, thirrje diasporës për të votuar - “Nëse vini të votoni më 11 Maj, do i bëni një shërbim historik vendit”
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, I ka bërë thirrje diasporës për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare......

Qeveria, 7.8 miliardë euro borxh të brendshëm - Cilët janë mbajtësit më të mëdhenj të huadhënies?
Borxhi i brendshëm publik i qeverisë deri në fund të muajit Mars 2025, regjistrohet në vlerën e afro 7.8 miliardë eurove. Të dhënat e detajuara nga......

Gjermani, prodhimi industrial drejt rimëkëmbjes? - Eksportet zgjerohen në muajin mars, tkurren importet
Eksportet gjermane u rritën më shumë se sa pritej në mars, ndërsa kërkesa u zgjerua në pritje të tarifave të SHBA-së. Rritja në prodhimin industrial......