"Zyra me një ndalesë" si asistencë për e-Albania - Balluku në Patos: Shërbimi ofrohet falas nga shteti shqiptar!
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është ndalur në Patos, ku edhe ka monitoruar sportelet ku ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.
"Për të thënë të drejtën, ne kishim identifikuar në terren prej disa kohësh, që në disa raste, në shkelje të plotë të ligjit, në zyrat e noterisë, apo edhe në zyrat e disa avokatëve, jepnin shërbim për e-Albania, shërbim që qeveria shqiptare e ofron falas, pensionistët shkonin, paguanin thjesht për t'i lehtësuar. Për këtë arsye, ke kemi ndërmarrë të gjithë këtë proces, për t'i bërë me dije të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm moshave të treta, por edhe ata qytetarë që nuk kanë akses të mundshëm në pajisje elektronike, që ofrojnë aksesin direkt në e-Albania. Kështu që me shumë durim, vajzat dhe djemtë që punojnë këtu në zyrën me një ndalesë, duhet që t'i ndihmojnë të gjithë qytetarët, jo vetëm moshat e treta, ashtu siç e thamë, që të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë, pasi ky është një nga shërbimet digjitale, që qeveria shqiptare është shumë krenare që e ofron prej kaq kohësh, ku mund të aksesohen një sërë shërbimesh, që janë kërkuar nga qytetarët, duke nisur nga certifikatat personale dhe te shumë shërbime të tjera dhe janë falas, ju nuk duhet të paguani tek askush. Kështu që ne këtë proces do ta bëjmë përmes zyrave me një ndalesë të bashkive. Është e rëndësishme që ju ta promovoni këtë nënkryetare. Dmth të gjithë duhet ta dinë që nuk ka nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki, ose edhe në njësitë administrative, pasi ne nuk i kërkojmë dikujt që të vijë nga Zharëza, apo nga Ruzhdie dhe të marrë shërbimin këtu, sepse shërbimet digjitale pikërisht këtë kanë, që të jepen në kohë reale, që të mos ketë nevojë të lëvizin nga vendi që ndodhen, por edhe në 2 njësitë duhet patjetër që t'i ndihmoni atje. Administratorët që të kenë një staf, një vajzë apo një djalë, i cili ofron këto shërbime të e-Albania, pra aksesin për të gjithë ata që e kanë të pamundur ta bëjnë përmes telefonit, apo pajisjeve të tjera elektronike", u shpreh Balluku.

Bankat “shtrëngojnë dorën” për kreditë/ Qytetarët pritet të kërkojnë më pak hua në tremujorin e tretë
Qytetarët pritet të kërkojnë më pak kredi për blerje banese në tremujorin e tretë, pasi bankat tregtare do t'i shtrëngojnë më shumë standardet e kreditimit.......

Fuqizim dhe rikonstruksion i nënstacioneve/ OSSH investon 600 milionë lekë për linjën 35kV në Elbasan
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës 35kV nënstacioni 220 kV Elbasan – Mjekës - Cerrujë –......

Cilat janë hapat për reduktimin e parasë Cash? Isaji: Kërkohet strategji, në Shqipëri infrastruktura bankare është gati
“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless” Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Edi Rama, nga ku......

Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë,......

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......