Zyra e Komisionerit takim me drejtuesit e Bankave/ Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, sfidë dhe mundësi për sektorin bankar
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.
Ligji, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së.
Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.
Ai solli në vëmendje disa problematika të konstatuara ndër vite, duke theksuar se mangësitë duhen vlerësuar si mundësi për të ndërmarrë përmirësime të mëtejshme.
Dervishi nënvizoi gjithashtu shqetësimin për kërkesat e herëpashershme të autoriteteve publike për të dhëna personale, të cilat jo rrallë herë dalin përtej fushës së tyre të veprimtarisë.
“Ne si Zyre e Komisionerit nuk duam që raportin me ju ta mbështetim në “frikën”e gjobave të larta, por në partneritet dhe një sjellje besimi reciprok”– tha Komisioneri.
“Ligji i ri është një sfidë, por edhe një mundësi.
Sfidë, sepse kërkon më shumë përpjekje, investim dhe ndryshim në mënyrën e funksionimit të përditshëm.
Mundësi, sepse lejon në ndërtimin e një marrëdhënie më transparente dhe më të qëndrueshme me subjektet e mbrojtjes se të dhënave personale, duke rritur besueshmërinë ndaj sektorit”.
Z. Dervishi garantoi se Zyra e tij do të mbetet e hapur për dialog dhe mbështetje, duke i ftuar bankat të shndërrohen në shembull pozitiv për kulturën e mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella, u shpreh se: “Shumë banka kanë ndërmarrë masa, kanë investuar në sisteme dhe trajnime, por ky është një proces i vazhdueshëm. Zbatimi i ligjit ka kosto, por natyrisht edhe sjell përfitime të rëndësishme”.
Në reagimet e tyre, drejtuesit e bankave shprehën vlerësim për dialogun e hapur dhe nënvizuan angazhimin e tyre për konsolidimin e bashkëpunimit.

“Më shumë aplikime në inxhinieri dhe informatikë”/ Xhelaj: Mjekët, policët, dhe arkitektët e ardhshëm, mbyllin regjistrimet
Mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur regjistrimet në degët e universiteteve. Në një intervistë për Scan TV kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj......

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë......

Reforma e ujit, si u krijuan shoqëritë rajonale? Synimi, rritja e cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të kompanive
Reforma e fundit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve nisi në maj 2022. Sipas parashikimeve, nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive,......

Ngrihet operatori kombëtar i ujit/ Rama: Strukturë, për të garantuar efikasitet të sektorit. Balluku: Si do funksionojë
Nga janari 2026 do të jetë funksional Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar......

Si u rikthye turizmi në trajektore rritëse? Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Turizmi global është rikthyer fuqishëm në trajektore rritëse, duke rikuperuar plotësisht efektet e pandemisë. Rritja e kërkesës ndërkombëtare ka sjellë një......

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?
Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6......

Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit.......