Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 19:37

Zv.kryeministrja Koçiu dhe ministri Gonxhja në Mat, vizituan Pallatin e Kulturës të rikonstruktuar

Nga SCAN TV

Zv.kryeministrja Koçiu dhe ministri Gonxhja në Mat, vizituan

“Punët e Shqipërisë” kanë në fokus edhe Matin. Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja ka vlerësuar rikonstruksionin e Pallatitt ë Kulturësn ë Burrel, një punë e financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Në postimin e tij Gonxhja shënon:

“Mat, në Pallatin e rilindur të Kulturës “Shefqet Doda”, së bashku me zv.Kryeministren Albana Koçiu, Kryetarin e Bashkisë Altin Bojni dhe deputetin Agron Malaj, vizituam nga afër hapësirat e transformuara, i cili, falë mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, i është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor, pas një gjendjeje të amortizuar me mobilim të vjetruar, akustikë të dëmtuar, sistem elektrik të degraduar dhe mungesë kushtesh funksionale, duke sjellë sot për qytetarët një ambient modern, të sigurt dhe dinjitoz në shërbim të jetës kulturore”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat