Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028

Sot është prezantuar programi i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar, me një buxhet prej 58 milionë franga zvicerane. Synimet e tij janë forcimi i qeverisjes demokratike, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet e infrastrukturës në Shqipëri. Ky program i ri dypalësh për vitet 2026–2028, shënon mbi 30 vite partneritet të vazhdueshëm mes dy vendeve tona.
Në emër të qeverisë së Shqipërisë, Elisa Spiropali, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi: “Në këtë kapitull të ri, prioritetet e Shqipërisë janë të qarta. Ne do të vijojmë të mbajmë aktiv dialogun tonë politik, për të fuqizuar më tej aksin e bashkëpunimit Bernë–Tiranë. Bashkëpunimi shqiptaro-zviceran mund të fuqizohet më tej në fusha me interes të përbashkët, si inovacioni, siguria kibernetike, turizmi, arsimi profesional dhe sektorë të tjerë me potencial të lartë. Jam e bindur se ky do të jetë drejtimi ynë i përbashkët”.
Didier Chassot, Drejtor i Divizionit të Evropës dhe Lindjes së Mesme në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) theksoi thellësinë e bashkëpunimit dhe kalimin e tij drejt konsolidimit: “Zvicra mbetet e përkushtuar të qëndrojë përkrah Shqipërisë dhe të mbështesë një demokraci gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Lidhjet tona dypalëshe - dialogu teknik, binjakëzimi institucional, lidhjet midis njerëzve dhe bashkëpunimi ekonomik - do të vazhdojnë përtej vitit 2028, të ankoruara në progresin e Shqipërisë dhe perspektivën tonë të përbashkët evropiane.”
Pietro Lazzeri, Drejtor i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Zvicrës ndaj të ardhmes ekonomike të Shqipërisë: “Objektivi ynë është i qartë: një ekonomi konkurruese, e orientuar nga inovacioni, që krijon vende pune cilësore. Gjatë tre viteve të ardhshme dhe më tej, ne do të mbështesim stabilitetin makroekonomik, do të forcojmë mbikëqyrjen e sektorit financiar, do të përmirësojmë klimën e biznesit dhe kapacitetin e eksportit, si dhe do të përputhemi me standardet e BE-së.” Programi i ri mbështetet në arritjet e bashkëpunimit 2022–2025 dhe mbulon tre fusha prioritare: qeverisjen gjithëpërfshirëse, zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si dhe zhvillimin urban dhe ndryshimet klimatike. Një tipar i veçantë i programit të ri do të jenë partneritetet institucionale dhe marrëveshjet e binjakëzimit midis institucioneve shqiptare dhe zvicerane, duke përfshirë zyrat federale të statistikave, metrologjisë, pronësisë intelektuale dhe MeteoSëiss.
Ruth Huber, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, përshëndeti pjesëmarrësit dhe mbajti fjalën përmbyllëse, duke theksuar ndryshimet e shpejta që po ndodhin në vend dhe fokusin tek krijimi i më shumë lidhjeve. "Në këto vitet e ardhshme ne do të shfrytëzojmë diçka unike: partneritete të drejtpërdrejta institucionale midis autoriteteve shqiptare dhe qendrave federale zvicerane të kompetencës - në shkencën e ujit, energjinë, statistikat, metrologjinë, pronësinë intelektuale dhe më shumë".
Zvicra është një nga partnerët kryesorë dypalësh të zhvillimit të Shqipërisë, me një histori suksesi që përfshin mbi tre dekada dhe një kontribut prej mbi 500 milionë frangash zvicerane në fusha duke përfshirë qeverisjen demokratike, reformën e qeverisjes vendore, arsimin profesional, mbështetjen makroekonomike dhe shëndetësinë. Bashkëpunimi zbatohet bashkërisht nga dy agjenci qeveritare zvicerane, SDC dhe SECO.
Çfarë politikash sociale duhen për të moshuarit?/ Rira: Nga rritja e pensioneve, tek shërbimet në shtëpi
Plakja e popullsisë rrit nevojën për shërbime dhe hartimin e politikave sociale të përshtatshme me nevojat demografike të vendit. Sociologia Miranda Rira......
Shpenzimet për mbrojtjen, ku pozicionohet Shqipëria? Rritje 12% nga viti i kaluar dhe investime rekord krahasuar me një dekadë më parë
Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve për mbrojtjen reflekton një angazhim më të fortë të Shqipërisë në kuadër të detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s, si......
Rritja e pagës, a është “motor” produktiviteti? - Hasalla: Motivimi financiar, stimul i drejtpërdrejtë për punonjësit
Sa ndikon realisht paga në produktivitetin e punës? Kjo është një nga pyetjet kryesore që po shoqëron diskutimet mbi tregun e punës, sidomos në kushtet kur......
Transformimi i infrastrukturës shqiptare të pagesave - Blerjet përmes terminaleve POS “thyejnë barrierën” e 100 miliardë lekëve
Infrastruktura e pagesave në Shqipëri, që përfshin ATM-të, terminale POS, home banking dhe AIPS, ka qarkulluar një volum prej 18.1 trilionë lekësh gjatë......
A do i nxjerrë rivlerësimi pronat bosh në treg? 33% e banesave në vend, të pabanuara. Procesi mund të gjallërojë sektorin
Me hyrjen në fuqi të ligjit për rivlerësimin e pasurive, pronarët shqiptarë kanë tani mundësinë të regjistrojnë dhe rivlerësojnë pronat e tyre me normë......
Sa kapacitete ka Shqipëria për një popullsi drejt plakjes? - Qendrat ditore dhe rezidenciale, të kufizuara
Plakja e popullsisë, emigracioni masiv dhe ritmi gjithnjë e më dinamik i jetës kanë rritur numrin e të moshuarve që jetojnë vetëm. Censi i vitit 2023 nxori......
“Bordi i Paqes”, me faqe zyrtare në rrjet - Publikohen 28 shtetet anëtare, me tyre Shqipëria dhe Kosova
“Bordi i Paqes” ka hapur faqen zyrtare në internet vetëm pak ditë pas inaugurimit të 19 shkurtit. Në këtë faqe janë vendosur flamujt e 28 shteteve......
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt/ Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet
Vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një nga kryeqytetet me kërkesë të lartë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Përveç qytetarëve shqiptarë që......


