Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2025, 10:42

Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu

Nga SCAN TV

Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Portit detar të Durrësit, Liburn Aliu. Balluku foli për reformimin e thella që konsiston nga ndërtimi i një porti të ri dhe deri te ngritja e kapaciteteve njerëzore, të cilat duhet të jenë kapacitete që përputhen plotësisht me kërkesat e një porti europian.

Sipas zv/kryeministres, ky port nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë, por do t’i shërbejë më gjerë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“E thënë kjo, do e nisja që nga projekti madhor, me në krye me drejtorin tuaj, më saktë me Pirro Vengun që sot është Ministër i Mbrojtjes, bashkë me Kreshnik Bajraktarin, keni nisur një proces të gjatë, një proces të gjatë i cili do të përfundojë para vitit 2030, ashtu siç parashikohet në vizionin e Shqipërisë 20-30, në strategjinë për Zhvillimin Detar.

Ne kemi nisur prej kohësh, do të thoja vitesh tashmë, një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit, duke qenë se pozicioni është strategjik; Durrësi është pikë referimi për të gjithë rajonin.

Falë një pune të detajuar dhe bashkëpunimit me një nga kompanitë më të mëdha evropiane, “Royal Haskoning”, e njohur për ekselencën në fushën detare, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit, ka përgatitur një dokument të rëndësishëm që përcakton dhe paraprin të gjitha fazat e ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”, u shpreh zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat