Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 11:02

Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR

Nga Scan TV

Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari.

Në fjalën e saj, ndër të tjera Balluku u ndal tek risitë dhe lehtësitë për qytetarët ndër vite që po ofron DPSHTRR.

“Dikur për të bërë një aplikim për leje drejtimi duheshin 3-4 javë dhe ndërkohë gjithçka ka ndryshuar. Atëhehrë, kur ende nuk flitej për inovacion, DPSHTRR ishte një dallandyshe e parë në këtë drejtim. DPSHTRR solli shërbim më të shpejtë dhe më cilësor dhe kjo ndodhi në çdo drejtori rajonale.

Kemi bërë një punë të mirë për çregjistrimin e automjeteve që nuk ishin në përdorim për kohë të gjatë. Ka qenë një reformë e thellë që e ka sjellë DPSHTRR në një nivel që të gjithë e marrim si shembull.

Më pas u shtua Retro, e cila ishte gjëja e duhur për të bërë. Automjetet nuk janë vetëm shërbime utilitare, por edhe memorie edhe kulturë dhe retro këtë e ka treguar më së miri. Sot veç djrejtorive rajonale kemi dhe 17 zytra të reja shërbimi në të gjithë vendin dhe dyfishim të mbulimit territorial

Sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime, 21 milionë km të kursyera nga zyrat e reja të hapura, 1.4 milionë litra karburant të kursyer, 260 milionë lekë më pak shërbime, etj.

Një nga risitë  e tjera të rëndësishme që ka të bëjë me sigurinë rrugore, është nisja e një procesi rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të automjeteve që humbin pikët e patentës. Kemi pasur 2359 riregjistrime, vetëm 13.4% kanë kaluar testin duke garantuar që të rikthehen në rrugë vertëm drejtues të disiplinuar. Marzhi është shumë i ulët duke i detyruar këta drejtues që ta marrin seriozisht ridisiplinimin.

Kontrolli teknik ka qenë një tjetër pjesë shumë e rëndësishme e mirëmenaxhimit. Të gjithë e mbanim mend si bëhej kolaudimi. Një kolaudim me koncesion 10-vjeçar dhe në rrugët e Shqipërisë ata që konisderoheshin të kolauduar nuk përmbushnin asnjë kusht. Mënyra se si ne ngritëm gjithë procesin e kolaudimit, logjistika rregulli dhe transparenca, bënë që kolaudimi të kthehej në një proces pa shumë mund i drejtë dhe në një proces që nuk ke nevojë të njohësh askënd”, u shpreh Balluku.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat