Shqipëria Postuar më 8 Maj 2025, 10:19

Zonë e re e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Shijak - Periudha e funksionimit, 35 vjet. Çfarë veprimtarish do të kryhen?

Nga Ernilda Luzi

Zonë e re e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Shijak -

Qeveria ka miratuar shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, si dhe zhvilluesit të zonës me vendndodhje në Xhafzotaj, Shijak, duke i hapur kështu rrugë një investimi strategjik për zhvillimin industrial dhe teknologjik të vendit.

Por cilat do të jenë veprimtaritë, që do të zhvillohen në zonën e re teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik?

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i propozuar nga Ministria e Kulturës dhe Inovacionit, parashikohet që brenda kësaj zone të zhvillohen një sërë veprimtarish ekonomike, që janë të llojit industri prodhuese; industri e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit; industri e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT);  industri e pajisjeve elektrike dhe elektronike; industri e produkteve të energjisë;  industri e rëndë;  industri e lehtë dhe agropërpunuese; përpunim dhe magazinim mallrash; tregtare dhe eksport-import; shërbime; industri të tjera, në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Ndërkohë, zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” shpallet shoqëria “VERTIGO”, sh.p.k

Gjithashtu, shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik përcaktohen në genplanin që i bashkëlidhet këtij vendimi. Territori ku do të ndërtohet kjo qendër, ka një sipërfaqe prej 135 215 m2 dhe periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet.

Kjo zonë pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e industrive moderne dhe do të ndikojë në rritjen e punësimit, përmirësimin  e infrastruktutrës dhe tërheqjen e investimeve.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat