Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2025, 12:23

Zonat informale në Shkodër/ Gonxhja: 68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës!

Nga Edel Strazimiri

Zonat informale në Shkodër/ Gonxhja: 68 milionë lekë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi  sot se në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit, në bashkinë Shkodër do të nisë së shpejti projekti për përmirësimin e infrastrukturës, me një investim prej 68 milionë lekësh.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi dhe në lagje banimi që kanë mungesë shërbimesh bazë, si ujësjellësi dhe kanalizimet, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme.

Ai informoi gjithashtu se projekti përfshin rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj, duke siguruar kushte më të sigurta, qasje më të lehtë dhe një mjedis më të denjë për 157 familje që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky investim.

Përveç kësaj, punimet do të vazhdojnë në çdo cep të Shqipërisë për të garantuar që asnjë familje të mos mbetet pas, duke siguruar qasje në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për çdo komunitet.

Zonat informale në Shkodër/ Gonxhja: 68 milionë lekë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat