“Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal. Të zbulohen e ndëshkohen autorët” - Ministri Hoxha, me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve të qëllimshme.
Gjatë takimit me 61 drejtues të Shërbimit Zjarrfikës në vend, ministri Hoxha u shpreh se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”.
Duke folur rreth problematikave të zjarrvënieve të qëllimshme, Ministri i Brendshëm kërkoi të hetohet çdo rast dhe të procedohet penalisht kushdo që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr në mënyrë të qëllimtë.
“Asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa përgjegjës. Zjarri nuk është thjesht një fenomen natyror, është shpesh një akt kriminal”, apeloi Hoxha.
Në lidhje me masat për përballimin e problematikave gjatë sezonit veror, Ministri vuri theksin tek bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme dhe te parandalimi.
“Përballë sfidave me zjarret, ne kemi nevojë për më shumë se sa reagim. Duhet parandalim. Për këtë, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha strukturat vendore të emergjencës, me njësitë administrative, me kryepleqtë, me shoqërinë civile dhe vetë qytetarët,” – u shpreh Hoxha. Më tej ai nënvizoi se "duhet të forconi koordinimin në nivel vendor, të kryeni inspektime paraprake në zonat me risk të lartë, të rrisni gatishmërinë dhe të zbatoni planet lokale të emergjencës!”
Njëkohësisht, Ministri Hoxha bëri me dije se po punohet në drejtim të pajisjes së strukturave zjarrfikëse me mjete dhe ambiente sa më të përshtatshme pune.
“Ministria e Brendshme, - tha Hoxha - do të sigurojë gjithë mbështetjen institucionale për t’ju pajisur me mjetet, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme. Stacione të reja, si ky ku po zhvillojmë këtë takim sot, këtu në Kinostudio do të shtohen. Mjete të reja do të sigurohen, përmes buxhetit të shtetit, fondeve të bashkive apo donatorëve. Këta të fundit janë prezentë dhe dua të shpreh një falënderim për kontributin e vyer të tyre.”
Për sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministri i Brendshëm theksoi se “po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të rritur kapacitetet tona kombëtare në luftën kundër zjarreve”.
Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri kërkoi një angazhim të menjëhershëm të strukturave të shërbimit zjarrfikës, me qëllim e parandalimit përpara ndërhyrjes.

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon përkthimet “live” dhe teknologjinë e “qelqit të lëngshëm”
Apple njoftoi disa veçori të inteligjencës artificiale, duke përfshirë teknologjinë themelore që përdor për Apple Intelligence, në një përditësim të......

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! - 154 mln euro nga paga në 3 muaj. Në një vit u rritën me 12%
Nga puna jashtë vendit, emigrantët shqiptarët kanë përfituar 154.7 milionë euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e......

Eksportet e Kinës ngadalësohen në maj - Dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën me 34.5%, thellohet deflacioni
Rritja e eksporteve të Kinës u ngadalësua në nivelin më të ulët tremujor në muajin maj, ndërsa tarifat e SHBA-së goditën dërgesat. Deflacioni në çmimet e......

Eurobondi rriti me 5.3% borxhin e jashtëm bruto - BSH: Shumica e detyrimeve janë afatgjata. Nuk ndryshon raporti me PBB
Aktualisht, Shqipëria ka 10,677 miliardë euro borxh të jashtëm. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto u......

“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto......

Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se......

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......

Britania investon për sigurinë detare - Mbi 8 mld dollarë për të zgjeruar flotën e nëndetëseve
Britania do të investojë 8.13 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e ndërtimit të nëndetëseve, duke mbështetur firma si grupi i mbrojtjes BAE Systems......