“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës” - Rama: Listë e zezë për paligjshmërinë në ndërtime
“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit Rama teksa prezantohej paketa me masat ligjore për mbrojtjen e territorit.
“Dënimet për zjarr duhet të jenë shumë më të rënda se dënimet për ndërtuesit pa leje. S’mund të jetë 5-10 vite dënimi për zjarrin në një zonë pylli të mbrojtur. Një ndërtesë pa leje mund ta prishësh, rigjenerimin e pyllit duhet vite të tëra ta bësh. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Kjo është vrasje me paramendim, se së bashku me pyllin, të ikën edhe shtëpia”.
Gjithashtu masa të ashpra parashikohen edhe për ndërtuesit pa leje, ndërsa tha se ndryshimi I projektit do të përbëjë vepër penale.
“Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime, duke i ngarkuar me përgjegjësi të drejtpërdrejtë që janë hallkat e ndërtimin, nga arkitekti etj. Të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, ku në qendër është ndërtuesi, të cilët do të hynë në listën e zezë dhe nuk do të marrin më një ndërtim. Masa do të jetë shumë e rëndë deri në konfiskim objekti, ta administrojë shteti. Është e rëndësishme që të bllokohet zinxhirit sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, por me arkitektë që pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetet. Ky mosnjoftim do të jetë vepër penale dhe pjesëmarrje në një vepër penale dhe arkitekti do humbi gjithçka. ”
Ministri I Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi në detaje ndryshimet e parashikuara në Kodin Penal.
Kryeministri theksoi se kjo paketë ligjore do të jetë një ndër prioritetet e para të qeverisë së re.

“Shqipëria, e integruar në BE për pagesat” - Sejko: SEPA, ndikim në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja
Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), Shqipëria konsiderohet tashmë e integruar në Bashkimin Evropian në aspektin e pagesave. Kështu......

Komisioneri Dervishi merr pjesë në shpërndarjen e certifikatave të para të trajnimit për Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar, me rastin e shpërndarjes......

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit
Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit. Në nisje të takimit të organizuar me......

Urbanët, kënaqësia e pasagjerëve rritet me 40%/ Anketa e GIZ: Vlerësohet koha e pritjes. Sfidë, pastërtia dhe koha e gjatë e udhëtimit
Transporti publik në Tiranë po njeh përmirësime në kënaqësinë e pasagjerëve, sipas një ankete të zhvilluar nga GIZ-i gjerman me mbi 2500 qytetarë. Në......

85 milionë euro nga pagat vetëm në Gusht/ Kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat tejkalojnë planin
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 85 milionë euro si tatim mbi të ardhurat e tyre vetëm në muajin gusht. Sipas të dhënave paraprake nga administrata tatimore......

Çfarë u bë më e shtrenjtë për familjet shqiptare në Gusht? Inflacioni arriti në 2.3%. Ushqimet dhe qiraja patën kontributin më të lartë në rritje
Inflacioni i muajit Gusht të këtij viti paraqitet më i ulët se në muajin Korrik, i cili preku normën më të lartë regjistrua përgjatë vitit 2025. Muajt e......

A e frenoi taksa mbiturizmin në Venecia? Masa për turistët ditorë mblodhi mbi 5 milionë euro në 2025
Me mbylljen e korrikut, përfundoi viti i dytë i periudhës provë për taksën e turistëve ditorë në Venecia. Gjatë 54 ditëve të muajve prill, maj, qershor dhe......

624 ankesa për prokurime publike/ Janar-Korrik, 31.4 mln lekë arkëtime në buxhetin e shtetit
Në 7 muaj, nga procedurat tenderuese, buxheti i shtetit ka arkëtuar gjithsej 31.4 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të......