Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2024, 14:43

Zjarri tek n/stacioni në Shkodër, rikthehet energjia elektrike brenda në qytet, OSSH vijon punën për normalizimin e situatës

Nga SCAN TV

Zjarri tek n/stacioni në Shkodër, rikthehet energjia elektrike brenda

Për shkak të një zjarri që ra sot tek një nënstacion, disa zona të rajonit Shkodër mbetën pa energji elektrike.

Menjëherë nga ana e OSSH u morën masa për furnizimin me energji elektrike përmes linjës alternative, të një pjese të qytetit Shkodër dhe rrethinave të tij.

Aktualisht qyteti furnizohet normalisht, dhe OSSH është duke manovruar për rikthimin e energjisë në të gjithë njësitë e rajonit, përfshi edhe Velipojën.

Brigadat e Drejtorisë të Tensionit të Lartë janë duke punuar maksimalisht për lidhjen e zonave të prekura me burime të dyta (unazë) furnizimi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat