Zjarri në Krujë/ Rama: Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”.
Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se “në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese”.
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, teksa ndau edhe një mesazh të një banori të Krujës.
“Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeministër! Ju lutem zjarri po merr përmasa të mëdha në Krujë! Po punojnë si heronj. Zoti ia shpërbleftë… por era po e përhap me shumë shpejtësi. Në është e mundur për përforcime të tjera… shteti është në këmbë i tëri””, tha Rama.
Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë gjatë gjithë natës të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura. Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Në terren dhe nga ajri janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së dhe autoambulanca.
Përmirësim cilësisë së vlerësimit të rrezikut kreditor - Pr/ligji parashikon ngritjen e Byrove të Kreditit si subjekte private
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për Byrotë e Kreditit”. Qëllimi i tij është të sigurojë disponueshmërinë......
Greqia, “magneti” i turistëve evropianë - Sondazhi, 29% e të anketuarve planifikojnë të udhëtojnë deri në maj 2027
Dinamika e turizmit grek konfirmohet nga gjetjet e para të hulumtimit të tregut të Organizatës Kombëtare të Turizmit dhe në të njëjtën kohë nxjerr në pah......
Transportuesit paralajmërojnë bllokada kufitare - Shoqatat e Ballkanit Perëndimor kërkojnë pezullimin e rregullit Shengen 90/180
Transportuesit ndërkombëtarë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi kanë paralajmëruar protesta të ashpra dhe bllokim të pikave......
Krizë energjetike edhe në Rumani - Qeveria miraton planin për të frenuar konsumin industrial
Qeveria e Rumanisë miratoi një plan për të adresuar mungesat e energjisë elektrike në situata të tilla si tërmetet, luftërat, pandemitë dhe thatësira, me një......
Kina shton rezervat e arit - Rriten me ritmin më të madh që nga tetori i vitit 2023
Banka qendrore e Kinës rriti blerjet e arit për muajin e pestë radhazi në korrik, duke shtuar më shumë lingota në rezervat e saj që nga tetori i vitit 2023,......
ISHP mat faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike - Parandalimi, më pak kosto për shëndetësinë dhe ekonominë
Shqipëria do të zhvillojë një studim të ri kombëtar, për të matur faktorët kryesorë të riskut që lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Përmes......
Si kanë ndryshuar të ardhurat e bashkive në 10 vite? - Taksat që zënë peshën kryesore në buxhetet vendore
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre përgjatë një dekade. Gjatë periudhës dhjetëvjeçare 2015–2025, performanca fiskale e njësive të......
Klasterat industrialë, modeli i ri për tërheqjen e investimeve - Strategjia synon integrimin e bizneseve vendase në zinxhirët globalë të furnizimit
Qeveria ka miratuar një tjetër masë në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021–2027, e cila synon krijimin e një programi......

