Zjarret, verë më e qetë se 2025 - Më pak sipërfaqe e djegur, dëme minimale në banesa. 132 vatra të mëdha në total

Pavarësisht se zjarret kanë qenë të pashmangshme, kjo verë ka pasur më pak hektarë sipërfaqe të djegur se vitin e kaluar. Koordinimi më i ngushtë ndërmjet prefekturave, bashkive dhe të gjithë strukturave të sistemit të mbrojtjes civile, si dhe angazhimi i forcave operacionale, atyre vendore, zjarrfikëse dhe të ushtrisë, kanë ndikuar ndër të tjera në menaxhimin më të mirë dhe bilancin pozitiv të zjarreve në 2026.
Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, 37,706 hektarë sipërfaqe është djegur deri më tani si rezultat i temperaturave të larta, pakujdesisë që qytetarët kanë treguar duke ndezur zjarre për djegien e barishteve dhe mbetjeve afër shtëpisë së tyre, i cili është përhapur më tej në kushtet e thatësirës, apo si pasojë direkte e zjarrëvënies së qëllimshme. Deri më tani janë raportuar 132 vatra të mëdha zjarri në total.
Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku u prekën 207 shtëpi, prej të cilave 40 u shkrumbuan totalisht, situata paraqitet më pozitive në javët e para të gushtit të këtij viti, me dëme minimale në banesa.
Pas 2007, 2025 ishte viti i dytë më i keq në historinë e Shqipërisë për sa i përket sipërfaqes së madhe pyjore të djegur nga zjarret. Të dhënat tregojnë se 60 mijë hektarë tokë u dogjën vitin e kaluar nga 132 zjarre. 2007 mban vendin e parë me 127 mijë hektarë sipërfaqe të shkrumbuar, ndërsa numri më i madh i zjarreve është shënuar gjatë muajve të nxehtë të vitit 2017. Pavarësisht se me një numër më të vogël zjarresh se në 2017, viti 2007 ka pasur sipërfaqen më të madhe të djegur.
Cilat kanë qenë zonat më të prekura këtë vit?
Muaji gusht nisi me një valë zjarresh në Mallakastër, Krujë, Priskë të Madhe, Dajt, Cikallesh në Kavajë, Vilëz në Kurbin, Përmet dhe Malësi të Madhe. Qarku Tiranë, Durrës dhe Fier ishin më të prekurit. Ndërsa aktualisht, situata rezulton të jetë problematike në Lezhë, Fushë-Arrëz të Shkodrës, në Vajkal të Bulqizës, teksa janë të pranishme edhe disa vatra më të vogla në zona të tjera.
OSSH synon humbje në 16.5% - Matësa inteligjentë, automatizim dhe monitorim në kohë reale për kontrollin e rrjetit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të ulë më tej humbjet e energjisë elektrike në rrjet gjatë vitit 2026, duke orientuar një pjesë të investimeve......
IA futet në prokurimet publike - Ibrahimaj: Teknologjia do të rrisë transparencën dhe eficencën
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale pritet të marrin një rol më të madh në prokurimet publike në Shqipëri. Operator i Blerjeve të Përqendruara dhe Zyra......
Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se......
Ish-qiramarrësit kredi pa interes - Ministrja Ibrahimaj: Aplikimi kryhet në e-Albania
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën të ditur se ish-qiramarrësit në ish-pronë private do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me 0%......
Serbia shkon në zgjedhje - Vuçiç cakton 25 tetorin për garën e parakohshme parlamentare
Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të kandidojë për postin e......
Italia, në alarm klimatik - Viti 2026 shënon verën më të nxehtë në 75 vite
Italia ka regjistruar këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, me një temperaturë mesatare prej 24.3 gradë Celsius, sipas Institutit për Bioekonominë të......
Zjarret “helmojnë” ajrin - OKB paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po rrit ndotjen globale
Zjarret gjithnjë e më intensive dhe valët ekstreme të të nxehtit po kërcënojnë përpjekjet globale për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të mbrojtur......
Euro digjitale - Italia kërkon zero tarifa për pagesat nën 10 euro
Italia ka propozuar përjashtimin nga tarifat e transaksioneve me euron digjitale nën 10 euro, në një masë që synon të favorizojë bizneset e vogla. Propozimi......

