Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë evidentimin e pasojave nga zjarret në sektorin e blegtorisë. Në një intervistë për SCAN, Drejtori i këtij institucioni, Sulejam Kullolli, thekson se bashkitë ku ka pasur dëme kanë qenë Gramshi dhe Delvina.
“Problematikat më të mëdha kanë qenë në Bashkinë Gramsh, në njësinë administrative Skënderbegas dhe në bashkinë e Delvinës ku pas zjarreve u evidentuan disa dëme edhe në blegtori. Siç janë gjedhë t dëmtuar 13 krerë, të imta dele dhe dhi 249 krerë, njëdhundrakë 9 krerë, derra 1 krerë, bletë 832 koshere dhe shpendë 90 krerë. Ndërkohë grupet tona të shërbimit veterinar në terren, të gjitha kafshët e djegura dhe të ngordhura pas zjarreve, i kanë groposur sipas protokolleve veterinare. Kanë kryer dezinfektimin e ambienteve për erën e keqe siç e përshkruan ligjit,” u shpreh Kullolli.
Sipas tij, me evidentimin dëmshpërblimi për fermerët që kanë pasur dëme në blegtori dhe bletari do të bëhet duke marrë në referencë çmimet e tregut për çdo kategori.
“Dëmshpërblimi i këtyre do të bëhet sipas kategorive që i përkasin kafshët. Pra nëse keni të imta dhen dhe dhi, keca qengja, të cilat kanë një çmim sipas tregut. Po kështu edhe për gjedhin, njëdhundrakët apo bletët. Në momentin që do bëhet komplet evidentimi i dëmeve, jo vetëm për blegtorinë por edhe dëmet e tjera, shtëpi, vreshta, ullishte, do të merret dhe vendimi përkatës”.
Ndërkohë një ditë më parë qeveria mori vendimin për shpërblimin me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit e angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.

Reforma e ujit, si u krijuan shoqëritë rajonale? Synimi, rritja e cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare të kompanive
Reforma e fundit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve nisi në maj 2022. Sipas parashikimeve, nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive,......

Ngrihet operatori kombëtar i ujit/ Rama: Strukturë, për të garantuar efikasitet të sektorit. Balluku: Si do funksionojë
Nga janari 2026 do të jetë funksional Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar......

Si u rikthye turizmi në trajektore rritëse? Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Turizmi global është rikthyer fuqishëm në trajektore rritëse, duke rikuperuar plotësisht efektet e pandemisë. Rritja e kërkesës ndërkombëtare ka sjellë një......

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?
Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6......

Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit.......

A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani? Ideja e ministrit të financave kundërshtohet nga kancelari Merz
Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30......

Evropa përgatitet për një shtator të ngrohtë/ Temperaturat priten të jenë 5-8 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare
Evropa po përgatitet për një fillim të pazakontë të shtatorit me temperatura shumë më të larta se normalja, pas një vere nën efektin e valëve të nxehtësisë......

Sa kushton çanta e ditës së parë të shkollës? Fatura regjistron një kosto 6,000-15,000 lekë
Shtatori është muaji i rikthimit në banka, një periudhë që shënon nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazit. Përveç......