Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje - Deri më tani flakët kanë shkumbuar gati 2800 hektarë
Temperaturat po rriten, dhe së bashku me to, po rritet edhe dëmi nga zjarret që po përfshijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri.
Sipas të dhënave të European Forest Fire Information System që monitoron gjendjen e zjarreve në Europë dhe përpunon statistika, deri më tani janë djegur rreth 2,800 hektarë pyje dhe kullota.
Pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë ndodhur pranë qyteteve të Vlorës dhe Lezhës, sipas raportimeve të EFFIS. Dëmi ekonomik, i përllogaritur me formulën standarde të vlerësimit të dëmit nga zjarret pyjore, është afërsisht 16.75 milionë euro deri në këtë moment.
Në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse jemi vetëm në gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik nga zjarret është dukshëm më i vogël. Gjatë vitit 2024, zjarret shkaktuan dëme që kapën vlerën e rreth 280 milionë eurove në pyje dhe kullota. Viti 2024 konsiderohet një vit rekord për Shqipërinë, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për dëmin ekonomik që ato shkaktuan gjatë 15 viteve të fundit, sipas EFFIS.
Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë angazhuar intensivisht në monitorimin dhe parandalimin e zjarreve në Shqipëri.
Për mbështetjen e ndërhyrjes në terren, ministria ka aktivizuar 64 automjete zjarrfikëse. Ndërkohë, në qiellin e vendit po monitorohet situata në kohë reale edhe nga droni Bayraktar TB2, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore, i cili patrullon pa ndërprerje për të siguruar vëzhgim dhe reagim të shpejtë ndaj zjarreve.

Kanadaja anulon taksën digjitale për SHBA-në - Synon të çojë përpara bisedimet tregtare me Uashingtonin
Kanadaja anuloi taksën digjitale 3% ndaj kompanive të teknologjisë amerikane, për të shmangur përplasjen tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ky vendim erdhi......

A krijon realisht vende pune turizmi për të rinjtë? Po! Punësimi rritet ndjeshëm në muajt e verës dhe bie sapo mbaron sezoni
Çdo verë, bregdeti shqiptar po gjallërohet gjithmonë e më shumë. Rrugët mbushen, restorantet punojnë pa pushim, dhe dhomat e hoteleve prenotohen javë......

Takim BE-Ballkan Perëndimor në Shkup - Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike
Ditën e sotme po zhvillohet një takim në Shkup midis 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimi do të jetë......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur......

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje - Vendi mund të përfitojë mbi 880 mln euro nga Plani i Rritjes
Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë. Bllokada politike pas......

Mbyllet minimatura, klasat e nënta japin provimi i fundit - Në të gjithë vendin 28 mijë nxënës testohen në gjuhën e huaj
Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të......

Shqipëria drejt hartës së luksit global në turizëm
Shqipëria i bashkohet vendeve si SHBA-ja, Japonia, Zvicra, Arabia Saudite, Tajlanda, Italia dhe Egjipti në ambicien për t’u kthyer në një destinacion udhëtimi......

Albpetrol angazhohet për rehabilitimin e ndotjes në zonën naftëmbajtëse Gorisht-Kocul!
Kompania Albpetrol ka vendosur të pastrojë zonën naftëmbajtëse në Gorisht-Kocul. Kompania thekson se ky angazhim është bërë edhe më i domosdoshëm për shkak të......