Shqipëria Postuar më 14 Gusht 2025, 10:30

Zjarret, digjen bagëti dhe 747 koshere bletësh - Ministria e Bujqësisë raporton dëmet në Delvinë, Finiq dhe Gramsh

Nga Elisabeta Dosku

Zjarret, digjen bagëti dhe 747 koshere bletësh - Ministria e

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësië nga të dënat e para nga terreni, konstatohet se në  fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq) janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në  njësinë Administrative Dhivër (Bashkia Finiq) janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në fshati Sirakat (Njësia Administrative Mesopotam) është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

Ndërsa në bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren po paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat