Shqipëria Postuar më 8 Gusht 2025, 11:49

Zjarret, 3 vatra ende aktive - Përfshirë Finiqin dhe Mallakastrën

Nga Hamit Yzeiraj

Zjarret, 3 vatra ende aktive - Përfshirë Finiqin dhe Mallakastrën

Shqipëria vazhdon të përballet me situata të rënda zjarresh në disa zona të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra aktive, prej të cilave 3 vijojnë ende të jenë aktive, duke angazhuar qindra forca në terren dhe mbështetje nga ajri.

Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në lartësi. Në terren po operojnë 10 mjete zjarrfikëse nga bashkitë përreth dhe rreth 120 forca operacionale, të mbështetura nga efektivët e Forcave të Armatosura dhe nga ajri.

Një tjetër vatër serioze është në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha. Në këtë operacion janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse, përfshirë edhe mjete të ushtrisë, dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale. Edhe këtu, mbështetja nga ajri është aktive.

Ndërkohë, në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pyll pishe dhe shkurre. Megjithë përpjekjet intensive nga shërbimi zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe vullnetarët e zonës, vatra nuk është arritur të izolohet plotësisht. Për fat të mirë, nuk ka rrezik për banesat në zonë.

Në të gjithë territorin, janë angazhuar, 48 automjete zjarrfikëse, 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, 73 efektivë të Forcave të Armatosura, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh, si dhe 2 avionë suedezë të aktivizuar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët dhe raportimin e çdo vatre të dyshimtë, ndërsa mbetet në gatishmëri të plotë për të koordinuar veprimet në terren dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pasurinë publike.

Shqipëria 8 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat