Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 14:47

Zjarr në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora – OSSH informon mbi situatën

Nga Edel Strazimiri

Zjarr në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13:27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Sipas njoftimit menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

“Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë,” thuhet në njofitm.

Aktualisht OSSH njofton se është rikthyer energjia elektrike ne 70% te zonave, konkretisht:

Farkë, zona e Senatoriumit, Lundër, Sauk/ Vilat Gjermane, Vilat Amerikane, Varrezat e Dëshmorëve, Vëllezërit Kondi, Qyteti Studenti (pjesërisht), Zona prane ish Ndërtim Miniera, Rr “Gani Domi”, pallatet pranë Maternitetit te Ri, “Hasan Sufa”, zona pranë Spitalit Iranian, “Ali Demi”, rrugët “Qemal Stafa”, “Sadik Petrela”, “Telendini”, “Ali Baushi”, “Ramiz Treni, “Alibal Basha, “Idriz Dollaku”, “Salini Vica”, “Zonja Curre”, “Shyqeri Ishmi”, “Fatmir Haxhiu”, “Mustafa Matoiti”, “Lek Dukagjini”, “Ismail Qemali”, “Rruga Budi”, Depot e Ujit, “Mihal Grameno” dhe “Todi Shkurti”.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video