Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2025, 13:54

Zhvillohet mbledhja e Komiteti të Mbrojtes Civile/ Merren masa për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve

Nga Scan TV

Zhvillohet mbledhja e Komiteti të Mbrojtes Civile/ Merren masa për

Në kushtet e valës së të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, u zhvillua sot mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e kryesuar nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit Ervin Hoxha dhe Albana Koçiu. Ky takim u krye për të mobilizuar të gjithë trupën dhe zinxhirin e reagimit të emergjencave civile në nivel kombëtar.

Në këtë mbledhje u miratua plani i masave për rritjen e gatishmërisë së strukturave shtetërore në përballimin e situatave të emergjencës nga veriu në jug të vendit. Në fokus ishin prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive më të ekspozuara ndaj rrezikut të zjarreve.

Masat e marra përfshijnë:

-Rritjen e nivelit të gatishmërisë së trupave vendore, të cilat do të jenë në dispozicion të plotë të prefektëve;

-Monitorim të pandërprerë të territorit dhe raportim të menjëhershëm të çdo incidenti;

-Pozicionimin strategjik të forcave në zonat me risk për të garantuar ndërhyrje më të shpejtë;

-Ndërhyrje nga ajri, me përparësi në zonat e banuara dhe ato të mbrojtura;

-Bashkëpunim me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për përforcimin e kapaciteteve të reagimit.

Komiteti i Mbrojtjes Civile, si autoriteti më i lartë ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave, ka angazhuar të gjitha strukturat përkatëse: Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, Shërbimet Pyjore, autoritetet e transportit, institucionet meteorologjike dhe të gjitha hallkat e mbrojtjes civile në nivel kombëtar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat