Zhvillimi i energjisë së rinovueshme/ Vetëprodhuesit në rritje, por komunitetet e energjisë ende mungojnë

Progresi i vendit tonë në drejtim të vetëprodhimit dhe krijimit të komuniteteve të energjisë është në nivelin 75%, sipas raportit vjetor të zbatimit të Komunitet të Energjisë për vitin 2025.
Raporti evidenton se matja neto është aktualisht në fuqi, duke u mundësuar konsumatorëve të instalojnë impiante të energjisë së rinovueshme me kapacitet deri në 500 kW, për qëllime autokonsumatore. Ndërkohë që, ndryshimet ligjore të ndërmarra garantojnë përfshirjen e qytetarëve në komunitetet e energjisë së rinovueshme, duke ruajtur të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si konsumatorë fundorë. “Megjithatë, deri më tani nuk është krijuar asnjë komunitet energjie nga burimet e rinovueshme”, - thuhet në dokument.
Një komunitet energjie është një grup njerëzish që bashkohen për të planifikuar, investuar dhe menaxhuar projekte për energjinë e pastër, që nga pjesa e planifikimit teknik, në mënyrën sesi do të bëhet modeli i biznesit, instalimi i teknologjive, por njëkohësisht edhe mirëmbajtja e tyre. Ai u lejon anëtarëve që të marrin në dorë kontrollin e prodhimit dhe të konsumit, duke ofruar edhe një nivel decentralizimi të sistemit të energjisë. Ekspertët theksojnë se komunitetet e energjisë sjellin avantazhe të rëndësishme ekonomike dhe sociale, duke ndikuar në uljen e çmimit të energjisë dhe adresimin e varfërisë energjetike.
Ndërkohë, numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka shënuar rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të raportuara për vitin 2025, në vendin tonë numërohen 4097 vetëprodhues të energjisë elektrike, me kapacitet total të instaluar prej 398 MWp.
ERE, detyrime për prodhuesit e energjisë/ Raportoni sigurimin e aseteve dhe punonjësve brenda 31 janarit
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një vendim të ri që forcon detyrimet e subjekteve të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike, duke vendosur......
Central bërthamor në Turqi, Rusia jep edhe 9 miliardë dollarë/ Ankaraja pret që termocentrali të jetë funksional në vitin 2026.
Ministri i energjisë i Turqisë tha se Rusia kishte siguruar financim të ri me vlerë 9 miliardë dollarë për termocentralin bërthamor Akkuyu që po ndërtohet......
Cilët sektorë preken më shumë nga rritja e pagës minimale? Hasalla: Fitim për punonjësit apo barrë për sektorët prodhues
Rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm te të ardhurat e punonjësve, por edhe te kostot e bizneseve, veçanërisht në disa......
636 miliardë euro gjenerohen nga konsumi 11 mujori/ Buxheti arkëton 89 milionë euro më shumë nga TVSH
Viti 2025 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar......
3.6 mln euro për kufirin Shqipëri-Kosovë/ Ratifikim për fondin 2025 të BE-së, mjedisi dhe turizmi në fokus
Këshilli i Ministrave ka çuar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen ndryshuese nr.1 të financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe......
Si e shohin shqiptarët situatën ekonomike? RCC: Shqipëria me perceptim më pak negativ se Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor mbetet dukshëm negativ. Të dhënat më të fundit të Balkan Barometer 2025 tregojnë se......
Pagesat në euro me AIPS ngadalësojnë ritmin - BSH: 357 mijë transaksione në 11 muaj, por nëntori sinjalizon frenim të aktivitetit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë njohur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2025, duke e konsoliduar këtë mekanizëm si......
Fond Kombëtar për rehabilitimin e zonave minerare - Draft-Strategjia 2026-2024 kërkon ngritjen e hallkës që aktualisht mungon
Draft-Strategjia e Sektorit Minerar 2026–2040 evidenton një nga boshllëqet në administrimin e aktivitetit minerar në Shqipëri, që është mungesa e një Fondi......


