Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 16:06

Zhvendosja e fitimeve, Shqipëria nënshkruan me OECD konventën shumëpalëshe për tatimet

Nga SCAN TV

Zhvendosja e fitimeve, Shqipëria nënshkruan me OECD konventën

Ministri i Financave Petrit Malaj ka nënshkruar sot në Paris “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor”. Malaj firmosi në emër të Shqipërisë ndërsa në emër të OECD nënshkroi Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Fabrizia Lapecorella.

Nënshkrimi i kësaj Konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019.

Rregulli i Tatimit Minimal të Shtyllës Dy (The Pillar Tëo Subject to Tax Rule/STTR) është një dispozitë e bazuar në traktat, që zbatohet mbi një grup të përcaktuar pagesash brenda grupit ndërkufitar. Kur këto pagesa tatohen me një normë të tatimit mbi fitimin më të ulët se 9% në vendin e rezidencës së përfituesit, atëherë vendi i burimit ka të drejtë të tatojë këto të ardhura deri në atë nivel minimal.

STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur mbi rregullat globale kundër erozionit të bazës tatimore, që synojnë të adresojnë sfidat tatimore që rrjedhin nga digjitalizimi i ekonomisë.   

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Financave u shpreh se Shqipëria do të mund të përmbushë me efikasitet më të lartë angazhimet e saj, duke qenë se qëllimi kryesor i Konventës është të ndihmojë në rritjen e transparencën dhe integritetit të sistemit ndërkombëtar të tatimeve.

Ministria e Financavedo të vijojë të jetë e anagazhuar për të nxitur drejtësinë tatimore, rritjen e të ardhurave, për të parandaluar zhvendosjen e fitimeve, si dhe për garantimin qëndrueshmërisë fiskale, në dobi të një klime më të mirë të të bërit biznes.

 

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...