Zgjidhje afatgjatë për menaxhimin modern të mbetjeve - Landfilli Bajkaj do të mbulojë Gjirokastrën dhe zonën Vlora-Jug

Landfilli Bajkaj në Delvinë është një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e integruar të mbetjeve në jug të vendit. Projekti do të sigurojë zgjidhjen afatgjatë për trajtimin e mbetjeve për 12 bashki të qarkut Gjirokastër dhe zonës Vlora-Jug, duke garantuar kapacitete përballuese deri në vitin 2040.
Investimi, i realizuar nga Ministria e Mjedisit me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese – Programi Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve”, ka një vlerë totale prej rreth 4.43 milionë euro dhe synon modernizimin e plotë të sistemit ekzistues përmes ndërtimit të infrastrukturës së re, përmirësimit të qelizave të landfillit, rehabilitimit të sistemeve të lixhiviatit dhe biogazit, si dhe integrimit gradual të elementeve të ekonomisë qarkulluese, përfshirë riciklimin dhe kompostimin.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se ky është një investim strategjik për jugun e Shqipërisë. Sipas tij, krahas rritjes së kapacitetit të trajtimit të mbetjeve, garantohen standarde europiane, ulje e riskut mjedisor dhe një përgjigje të qëndrueshme ndaj rritjes sezonale të mbetjeve, veçanërisht nga flukset turistike.
Zona Gjirokastër-Vlora-Jug përfshin rreth 160,000 banorë, ndërkohë që gjatë sezonit veror prodhimi i mbetjeve rritet ndjeshëm për shkak të intensitetit të turizmit në bashki si Saranda dhe Himara. Projekti parashikon zgjerimin dhe izolimin e qelizës së dytë të landfillit, përmirësimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura, menaxhimin e gazit të landfillit, si dhe pajisje të reja moderne operacionale.
Sipas grafikut të parashikuar, faza e projektimit paraprak ka përfunduar në shkurt 2026, ndërsa projekti i detajuar pritet të finalizohet në prill 2026. Procesi i tenderimit dhe kontraktimit parashikohet të zgjasë rreth 3 muaj, ndërsa zbatimi i punimeve do të nisë pas kontraktimit dhe do të zgjasë 18–24 muaj, duke garantuar përfundimin e ndërhyrjeve brenda afateve të planifikuara.
Ndërhyrja përfshin gjithashtu ndërtimin e tre stacioneve transferimi në Përmet–Këlcyrë, Tepelenë–Memaliaj dhe Gjirokastër–Libohovë–Dropull, si dhe rehabilitimin e 12 venddepozitimeve informale në të gjithë zonën, duke përmirësuar ndjeshëm standardet mjedisore dhe shërbimin për qytetarët.
Ndërtimet për banim dominojnë tregun/ 1158 leje u dhanë në 2025. Vlera e investimit arrin në 73.9 miliardë lekë
Sektori i ndërtimit vijon të mbetet një nga motorët kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë......
Si bëhet rivlerësimi për pronat pa tituj pronësie? - Individët mund të humbasin pagesat kur u refuzohet regjistrimi i titullit
Procedura e aplikimit por edhe e pasqyrimit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me normën tatimore 5 % nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë......
Analiza/ Si ndryshon qeveria Rama - Shifrat, 66.7% e ministrave me profil juridik dhe lidhje direkte me negiociatat
Ndryshimet e fundit në qeveri përbëjnë një rikonfigurim të dukshëm të kabinetit. Nga 17 portofolë në strukturën e kabinetit, 6 kanë ndryshuar drejtues, ose......
Rivlerësimi në 60 bashki, i detyruar me ekspertë privatë - Përjashtohet Tirana, Eksperti Çanaj: Do të rriten kostot për qytetarët
Në 60 bashkitë e Shqipërisë rivlerësimi do të bëhet me ekspertë privatë dhe vlerën e tregut, ndërsa në Tiranë, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin ta......
Grevat “paralizojnë” transportin në Gjermani - Pritet rikthimi i shërbimeve të dielën në mëngjes
Autobusët dhe tramvajët e transportit publik kanë nisur një grevë në pothuajse të gjitha shtetet federale gjermane që në orët e para të mëngjesit, pasi......
Sa kushton një banesë në metropolet europiane? Çmimet e pronave në Shqipëri ende “okazion” krahasuar me Europën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet ndër më konkurruesit në Europë sa i përket çmimeve, edhe pse vitet e fundit është përballur me......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 81.1 lekë dhe......
BEI angazhoi 882 milionë euro për Ballkanin Perëndimor - Në 2025-ën, financime për transportin, sigurinë energjetike, digjitalizimin
Në vitin 2025, grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) vijoi mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin......


