Shqipëria Postuar më 31 Mars 2025, 11:57

Zgjidhet kompania postare për votën e diasporës - KQZ: Nga 5 prilli do të nisë paketimi i 245 808 zarfeve në 85 shtete

Nga Diamila Leka

Zgjidhet kompania postare për votën e diasporës - KQZ: Nga 5

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka gati kompaninë e cila do të transportojë votën për emigrantët shqiptarë. Nga 5 kompanitë ndërkombëtare, që ofrojnë shërbimin ekspres të ftuara në konkurim nga KQZ, është përzgjedhur DHL. Kjo kompani postare do të bëjë të mundur dërgimin dhe kthimin e zarfit me fletën e votimit në 85 vendet e botës ku emigrantët shqiptarë jetojnë.

Ndërkohë, një vëmendje e shtuar do duhet nga votuesit shqiptarë të cilët jetojnë në diasporë dhe kanë shprehur interes për të votuar pasi janë regjistruar në platformën PER, pasi duhet të ndodhen në shtëpi sepse zarfi zgjedhor nuk do të lihet në kutitë postare ku zakonisht qytetarë e huaj marrin faturat mujore, por do u dorëzohet personalisht votuesve.

Paraprakisht, është përllogaritur fondi me 10 milionë euro për 245 808 zarfe të cilat do t’u shpërndahen emigrantëve shqiptarë dhe kostoja e transportit të  një vote për votuesit nga diaspora do të kushtojë rreth 40 euro.

Sipas KQZ, duke filluar nga data 5 prill, në sallën e lojërave “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, do të nisë paketimi i 245 808 zarfeve me fletët e votimit, për t’ua dërguar të gjithë emigrantëve të cilët janë regjistruar për të votuar nga vendet ku ata jetojnë. Fletët e votimit të emigrantëve të diasporës, do të përdoret i njëjti model si në Shqipëri, por me një element shtesë, ku do të jetë një shirit blu në anën e pasme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat