Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 11:40

Zgjerohet tregu i fondeve të pensionit privat - Raporti 2025 i AMF: Vlera neto e aktiveve, 9,8 mld lekë. Numri i anëtarëve, 49,218

Nga Ernilda Luzi

Zgjerohet tregu i fondeve të pensionit privat - Raporti 2025 i AMF: Vlera

Tregu i fondeve të pensionit privat ka vijuar tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve. Referuar raportit për vitin 2025 të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) të depozituar në Kuvend, në krahasim me vitin 2024, vlera neto e aktiveve të këtij tregu në fund të vitit 2025 arriti në 9,855 miliardë lekë, me një rritje prej 21.55%. Ndërkohë, numri i anëtarëve arriti në 49,218 duke shënuar një rritje me 11.19% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, në tregun e fondeve të pensionit privat ushtruan aktivitetin e tyre 7 fonde pensioni, njëri prej të cilëve filloi aktivitetin rishtas gjatë vitit, të administruar nga 4 shoqëri administruese, të cilat përveç administrimit të fondeve të pensionit janë licencuar për të administruar edhe sipërmarrje të investimeve kolektive.

Investimet e tregut të fondeve të pensionit privat në fund të vitit 2025 arritën në 9,489 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 20.69% krahasuar me vitin 2024. Investimet u përqëndruan kryesisht në obligacione të Qeverisë, duke zënë një peshë prej 96.02% ndaj totalit të aktiveve të tregut të fondeve të pensionit.

Gjatë vitit 2025, u realizua një investim në obligacione të emetuara nga banka dhe institucione financiare jobankare, të cilat nuk tregtohen në një treg të rregulluar, në vlerën 10 milionë lekë. Ky investim përfaqëson 0.1% të totalit të aktiveve të tregut të fondeve të pensionit privat.

Sipas raportit të AMF, tregjet e kapitalit kanë vijuar tendencën në rritje në segmentin e obligacioneve të emetuara me ofertë private, duke shënuar një konsolidim të mëtejshëm të këtij instrumenti financiar. Shuma e pashlyer e këtyre obligacioneve arriti në rreth 39,1 miliardë lekë në fund të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej rreth 38% krahasuar me një vit më parë.

Njëkohësisht, krahas transaksioneve në tituj të Qeverisë dhe obligacione korporative vendase, gjatë vitit 2025 u evidentua edhe një rritje e veprimtarisë së bankave në tregtimin e instrumenteve financiare të huaja për llogari të klientëve. Kundërvlera në lekë e vëllimit total të tregtimit të këtyre instrumenteve arriti në rreth 9,6 miliardë lekë, ose rreth 9.1% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Shqipëria 13 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat