Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024.
Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të jetë i përbërë nga 143 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik dhe 81 shoqëri auditimi dhe 26 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit, me një total prej 250 auditues ligjorë të regjistruar në fund të vitit të kaluar.
Auditimi i jep palëve të interesuara besimin se pasqyrat financiare të një organizate pasqyrojnë me saktësi pozicionin e saj të vërtetë financiar. Pa këtë verifikim të pavarur, integriteti i të gjithë sistemit financiar mund të vihet në pikëpyetje.
Qarkullimi i përgjithshëm i vlerësuar nga të dhënat e disponueshme pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike është 14.8 milionë euro, me një rritje prej 14% nga viti i mëparshëm. Audituesit ligjorë kanë realizuar një qarkullim vjetor prej rreth 27% të auditimeve për pasqyrat financiare të vitit 2023, ndërsa shoqëritë audituese kanë realizuar një qarkullim prej rreth 73%.
Gjatë pesë viteve të fundit, të ardhurat e realizuara për shërbimet e auditimit kanë qenë në rritje si për shoqëritë e auditimit, ashtu edhe për audituesit ligjorë.
Ecuria e tregut të auditimit reflektohet në rritjen mesatare prej 14,9% e të ardhurave vjetore të gjeneruara nga shërbimet e auditimit ligjor krahasuar me një rritje mesatare prej 6,7% të njësive ekonomike të audituara.
Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit ndërmarrin rreth 3809 auditime ligjore në vit referuar të dhënave për angazhimet e realizuar në vitin 2024.
Rritja e numrit të auditimeve dhe të ardhurave të tyre tregon se bizneset dhe institucionet po kërkojnë më shumë transparencë dhe siguri financiare.
Auditimi në financë dhe kontabilitet i referohet një ekzaminimi gjithëpërfshirës të të dhënave financiare të një organizate, kryer nga profesionistë të kualifikuar. Këta ekspertë shqyrtojnë me kujdes pasqyrat financiare për të konfirmuar saktësinë e tyre, për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret në fuqi dhe për të vërtetuar se informacioni përfaqëson në mënyrë të drejtë pozicionin financiar të organizatës. Kjo përfshin pasqyrën e të ardhurave, bilancin dhe pasqyrën e fluksit të parave të gatshme.

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë......

“Ringjallja” e energjisë bërthamore, në rrezik - Kërkesa e fortë mund të shkaktojë mungesë globale uraniumi
Rritja e ndjeshme e interesit për energjinë bërthamore mund të shkaktojë mungesë kritike të uraniumit, ndërsa kërkesa globale po rritet me shpejtësi dhe......

Rritet paga minimale në Serbi - Qeveria konfirmon zgjerimin me 10% nga janari 2026
Qeveria e Serbisë do të rrisë pagën minimale mujore neto me 10.1%, duke e çuar atë në 64,554 dinarë (apo rreth 551 euro) që nga 1 janari, njoftoi Ministria e......

Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike - Draftligji synon ndalimin e produkteve të nikotinës në plazhe, bare e ristorante
Qeveria e Spanjës ka miratuar një draftligj që kufizon duhanpirjen në vende publike dhe që mund të ketë ndikim të rëndësishëm tek turistët. Legjislacioni i......

Alumini kanadez përmbyt Evropën për shkak të tarifave amerikane
Prodhuesit kanadezë të aluminit po dërgojnë më shumë nga prodhimi i tyre, i cili përdoret për të bërë kanaçe dhe pjesë makinash, në Evropë, pasi tarifat e......

BE synon të pezullojë pagesat për Izraelin, Von der Leyen flet për sanksione
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Evropian" që mbajti para Parlamentit Evropian në......

Fakte interesante për qeverinë "Rama 4"/ Një kabinet me barazi gjinore, risi digjitale dhe profil të formuar akademik
Qeveria e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama sjell një kombinim faktesh historike, emrash të rinj dhe një profil arsimor më të ndërkombëtarizuar. Për......