Shqipëria Postuar më 27 Maj 2025, 13:24

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës - Punimet për realizimin fizik kanë arritur në masën 50%

Nga Diamila Leka

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës - Punimet për

Aktualisht, punimet e fazës së dytë për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, kanë ecur me ritme shumë të mira ku realizimi fizik ka arritur në masën 50%. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, është punuar për ndërtimin e shtresave asflatike në krahun e majtë (drejtimi Tiranë-Durrës) ku është bërë devijimi i qarkullimit të levizjes së mjeteve duke përdorur zgjerimin e ri pranë mbikalimit të Rinasit, me qëllim vazhdimësinë e punimeve në aksin rrugor ekzistues.

Devijimi është i pajisur me sinjalistikë të përkohshme në përputhje me standardet e sigurisë rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar, thekson se punimet do të vijojnë në krahun e djathtë të këtij segmenti rrugor me ndërtimin e shtresave asfaltike.

Gjatë një inspektimi të punimeve pak më shumë se një muaj më parë, së bashku me kryeministrin Edi Rama, numri dy i qeverisë, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës në 5 km e parë synohet të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

Pas zgjerimit të superstradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90-140 km/h. Sipas projektit, kjo rrugë do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat