“Zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike” - Ministri Hoxha në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor. Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik.
"Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht. Sa herë që procesi bllokohet, krijohen hapësira për cenueshmëri dhe zgjerohen ndikimet armiqësore", deklaroi Hoxha.
Ministri i Jashtëm shtoi se "Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme."
Sipas Hoxhës, në veçanti, procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një slogan bosh apo në një objektiv të shtyrë pafundësisht. Njëzet e shtatë vjet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1999, rajoni meriton një të ardhme të përcaktuar nga stabiliteti, njohja reciproke, bashkëpunimi dhe integrimi evropian.
Ministri Hoxha theksoi se “Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive dhe të palëkundur objektivin e saj më të lartë kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka të nevojshme për të qëndruar në pararojë të këtij procesi historik dhe për ta kthyer atë në një sukses të përbashkët, për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën”.
Shpenzohet më shumë për strehim dhe shërbime - Cilat kryeqytete të BE-së kanë qira më të larta se pagat minimale?
Faturat e strehimit dhe të shërbimeve janë kategoria më e madhe e shpenzimeve për familjet evropiane. Sipas shifrave më të fundit të Eurostat, 23.6% e......
Obligacionet dominojnë borxhin e brendshëm - 78% e stokut mbahet në instrumente afatgjata. Bankat mbeten investitorët kryesorë
Bonot e thesarit 12-mujore dhe obligacionet 5-vjeçare vijojnë të jenë titujt qeveritarë më të preferuar për investim. Borxhi i brendshëm përbëhet nga......
Kreditë me probleme rikthehen në 3.85% në mars/ Bankat ruajnë stabilitetin, huatë e këqija mbeten poshtë nivelit 4%
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar u rrit lehtë në 3.85% në fund të muajit mars 2026, pas nivelit 3.8% të regjistruar në shkurt. Të......
Familjet amerikane, borxh rekord prej 18.8 trilionë USD - Normat e vonesave në pagesa po rriten në kartat e kreditit, kreditë studentore
Borxhi i familjeve në SHBA arriti në një rekord prej 18.8 trilionë dollarësh në tremujorin e katërt të vitit 2025, 4.6 trilionë dollarë më shumë krahasuar me......
Java nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari dhe Euro
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 80.5 lekë dhe është......
“Bota ka humbur rreth 1 mld fuçi naftë në dy muaj” - Kreu i Aramco paralajmëron ngadalësimin e rimëkëmbjes së tregut
Bota ka humbur rreth 1 miliard fuçi naftë gjatë dy muajve të fundit dhe tregjet e energjisë do të duhet kohë për t'u stabilizuar edhe nëse flukset......
Trump “rrëzon” përgjigjen iraniane për armëpushim - “Është krejtësisht të papranueshme”. Çfarë pritet të ndodhë tani?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kushtet e Iranit për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, pasi Republika Islamike iu përgjigj......
Gjermania ka konsumuar burimet natyrore për vitin 2026 - Ndër shkaktarët kryesorë, degët industriale me konsum të lartë energjie
Parë në aspektin teorik Gjermania i konsumoi të dielën burimet natyrore që duhej të mjaftonin për të gjithë vitin. Në kuadër të së ashtuquajturës "Dita e......


