Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - Tenderi për fazën III mbyllet pa ankesa, i hapet rruga zgjedhjes së kompanisë
Tenderi për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë – Durrës është mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë përzgjedhjes së kompanisë fituese dhe nënshkrimit të kontratës. Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës.
Fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 2.5 mld lekë, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.
“Rruga ekzistuese, përveçëse është në gjendje të keqe të shtresave asfaltike, nuk ka akses të drejtpërdrejtë me aksin kryesor Tiranë- Durrës. Aktualisht lidhja me këtë aks realizohet nëpërmjet rrugëve paralele (të cilat në pjesën më të madhe të ditës janë me trafik të rënduar) me nyjen e Kthesës së Kamzës në një distancë prej rreth 2200 m në drejtim të Tiranës”, - thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
Aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.
Ndërhyrja në autostradën Tiranë - Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta.

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë - Përfitojnë 830 mln konsumatorë. Marrëveshja BE-Mercosur shkon për votim
Komisioni Evropian i ka paraqitur propozimet Këshillit për nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes së Partneritetit BE-Mercosur dhe Marrëveshjen e......

Google “ndëshkohet” për shkelje të privatësisë - Gjobitet me 425 milionë dollarë për mbledhje të paligjshme të të dhënave
Një juri federale vendosi që Google duhet të paguajë 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve, duke vazhduar të mbledhë të dhëna për......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë në raport me një ditë më......

Djemtë e Trump pasurohen nga kriptovalutat/ Aksionet e tyre në kompaninë e aseteve digjitale vlejnë 1.5 miliardë dollarë
Një kompani Bitcoin-i e lidhur me dy djemtë e Presidentit Donald Trump më shumë se dyfishoi vlerën në debutimin e saj në bursë, duke arritur mbi 1.5 miliardë......

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Mundësia e fundit në 5 shtator. Procesi, online në e-albania
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale njofton rihapjen e regjistrimeve për nxënësit e klasave të para......

Tatimet mbledhin 385 milionë euro në Gusht/ 9-mujori, turizmi dhe konsumi rrisin ndjeshëm të ardhurat
Falë sezonit turistik dhe konsumit të shtuar, administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga......

“Ndizet” beteja teknologjike SHBA-Kinë/ Uashingtoni bllokon dërgesat e çipeve drejt Pekinit
Qeveria amerikane ka revokuar autorizimin që i lejonte kompanisë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) të dërgonte lirshëm pajisje thelbësore nga......

Gjermani, 5.4 trilionë euro për transformimin energjetik/ Nevojitet qasje më efikase për të lehtësuar bizneset dhe konsumatorët
Dhoma Federale e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani ka paralajmëruar se strategjia aktuale për transformimin energjetik mund t’i kushtojë ekonomisë së......