Zgjerim dhe modernizim në nënstacionin e Tiranës - OST hap garën, synohet furnizim i qëndrueshëm

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për zgjerimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, një nga pikat më të rëndësishme të furnizimit me energji për kryeqytetin. Fondi limit i këtij projekti është rreth 293 milionë e 645 mijë lekë.
Projekti parashikon vendosjen e një transformatori të ri 220/20 kilovolt me kapacitet 63 MVA, si dhe ndërtimin e seksionit të tretë 20 kV. Ky investim synon rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve të furnizimit me energji elektrike për zonën e Tiranës.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në kuadër të punimeve do të shemben disa godina ekzistuese brenda nënstacionit, të cilat aktualisht shërbejnë për magazinim dhe trajtim teknik. Në vend të tyre do të ndërtohet një godinë e re dykatëshe, ku do të vendoset seksioni i ri 20 kV, si dhe hapësira për shërbime dhe magazinim.
Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e bazamentit të transformatorit të ri, zgjerimin e linjave elektrike 220 kV dhe realizimin e lidhjeve të reja me kabllo, që do të mundësojnë funksionimin normal të pajisjeve të reja. Do të ndërtohen kanale të posaçme për kalimin e kabllove të energjisë dhe kontrollit, si dhe do të zhvendosen disa lidhje ekzistuese për t’iu përshtatur konfigurimit të ri të nënstacionit.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe modernizimi i sistemit të komandimit dhe monitorimit. Pajisjet e reja do të integrohen në sistemin SCADA, i cili lejon kontrollin dhe monitorimin në kohë reale të nënstacionit.
Punimet përfshijnë edhe ndërtimin e rrugëve të brendshme të aksesit brenda nënstacionit, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe transportin e pajisjeve të rënda gjatë mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve teknike.
Sipas dokumentit, OST synon të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rrjetit elektrik në zonën e Tiranës, duke garantuar furnizim më të sigurt për konsumatorët.
Rrugë lidhëse Tiranë-Elbasan/ Trafiku, ARRSH bën gati tenderët me fond limit 5.84 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin 8. Projekti synon ndërtimin e një segmenti që......
Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë - Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket
Bizneset nuk do të kenë më të drejtë të përdorimin para në dorë për transaksionet me vlera të mëdha. Ndryshimet e fundit ligjore, tashmë në fuqi, kufizojnë......
AAPSK vendos në përdorim nga QSUT dhe spitalet rajonale publike pajisjet e sekuestruara në një spital privat
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e një praktike tashmë të konsoliduar në......
Revolucioni në Norvegji - 95.9% e automjeteve të reja në 2025 ishin elektrike
Sipas shifrave zyrtare, pothuajse të gjitha makinat e reja të regjistruara në Norvegji vitin e kaluar ishin plotësisht elektrike. Vendi skandinav po......
2300 biznese, në treg të lirë energjie - Mund të zgjedhin vetë furnizuesin, ERE publikon listën me 40 të licencuarit
Nisja e vitit 2026 shënon daljen në tregun e liberalizuar të energjisë të rreth 2300 binzeseve të lidhur në tensionin 6 KV, duke u shkëputur nga Furnizuesi i......
Shqipëria konsolidohet si destinacion gjithëvjetor - 2025 mbyllet me rekord historik për turizmin shqiptar
Viti 2025 mbyllet me një tjetër rekord për turizmin shqiptar. Shqipëria ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke tejkaluar......
Integrimi në BE, shqiptarët më optimistët në Ballkan/ RCC: 43% e popullsisë presin anëtarësimin në 2030. Serbia, me perceptimin më negativ
Anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një nga synimet më madhore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, pothuajse të gjitha shtetet e......
Sektori i pasurive të paluajtshme arrin “kulmin”/ Tërheq 5 herë më shumë financim nga bankat në Nëntor 2025 se një vit më parë
Sektori i pasurive të paluajtshme po shënon nivele historike financimi nga sistemi bankar. Të dhënat më të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”......


