Zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025? - Propozimi i KQZ dhe PS. Pritet dekreti i Presidentit të Republikës
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri me shumë gjasa mund të zhvillohen më 11 maj 2025. Të paktën këtë datë i ka propozuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi Presidentit të Republikës. Të njëjtin propozim kanë bërë edhe përfaqësuesit e Partisë Socialistë, që kanë zhvilluar një takim me kreun e shtetit.
Në një postim në rrjetet sociale pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, Celibashi shkruan se “Në takimin e sotëm me Presidentin e Republikës, z. Bajram Begaj, propozova 11 Majin 2025 si datën optimale për mbajtjen e zgjedhjeve kuvendore. Kjo datë e propozuar siguron: Më shumë kohë për përgatitjen e administrimit zgjedhor dhe organizim më efektiv të votës së shqiptarëve nga jashtë.
Sipas Celibashit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të realizuar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës, që garanton pjesëmarrjen e të gjithë votuesve të ligjshëm.
Më herët gjatë javës së kaluar, përfaqësuesit e partive të vogla parlamentare i propozuan Kreut të Shtetit datën 4 maj, që sipas tyre është më e përshtatshme për të zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Tashmë pritet dekreti i Presidentit të Republikës për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve.
Sondazh

Gjermanët, të lidhur me blerjet online - Këtë vit tregtia elektronike pritet të arrijë në rreth 87 mld euro
Në vetëm pak vite, gjermanët janë bërë një komb i blerësve në internet, ku shumica tani synojnë veshje, ushqime dhe ilaçe në vazhdën e pandemisë COVID-19.......

Skemë e ruajtjes së energjisë me pompa - Impianti në HEC-et e Komanit dhe Fierzës për rritjen e kapaciteteve energjetike
Duke qenë se Shqipëria është shumë e varur nga reshjet vjetore për prodhimin e energjisë prej hidrocentraleve, ky vulnerabilitet nga ndryshimet e motit......

35 milionë euro për hidrometeorologjinë - Investime në infrastrukturë për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike
35 mln euro është vlera që do të investohet për modernizimin e infrastrukturës për parashikimin dhe zbutjen e rreziqeve klimatike. Qeveria shqiptare, qeveria......

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 105 milionë euro - 9-mujori, rriten borxhet për investime publike dhe vendime gjyqësore
Stoku i detyrimeve të prapambetura të qeverisë qendrore dhe asaj vendore ka arritur në 10.5 miliardë lekë apo rreth 105 milionë euro në shtator 2024, më një......

Në 10 muaj hynë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj/ Kjo shifër tejkalon me gati 280 mijë totalin e vitit 2023
Gjatë 10 muajve të vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 17 milionë hyrje, ku pjesa më e madhe i përket shtetasve të huaj, të cilët kanë......

Kina zgjeron hetimin e qumështit të BE-së! - Kundërpërgjigje ndaj tarifave të automjeteve elektrike
Kina njoftoi se do të zgjerojë fushën e hetimit të saj kundër subvencioneve për importet e qumështit nga Bashkimi Europian për të mbuluar programet shtesë të......

Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të listës/ Kryeqyteti renditet në vend të tretë. Berati dhe Kukësi, në fund
Në një analizë të kryer më herët nga "Scan Intel" rezultonte se Berati ishte qarku me peshën më të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katror. Të......

“Tregu është i lirë dhe konkurrues” - AK përfundon hetimin: U rritën kostot e prodhimit të nënprodukteve të qumështit
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi përmbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj katër ndërmarrjeve – Erzeni, Gjirofarma, Lufra, dhe SHAKA Boboshticë......