Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 17:50

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje e qetë në raundin e dytë, Mamusha kryeson me daljen më të lartë

Nga Scan TV

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje e qetë në raundin e

Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna u rikthyen në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët që do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, 20 komuna siguruan kryetarë të rinj, ndërsa 18 të tjera po vendosin sot përmes balotazhit të 9 nëntorit. Komunat që zhvillojnë raundin e dytë janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Rreth 26%, apo 176,563 qytetarë kanë votuar deri në 17:00, sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këto të dhëna u përditësuan më së fundi në 17:14 dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.

Megjithatë, rekordin e pjesëmarrjes e mban Mamusha, me 56.71% votues që kishin ushtruar të drejtën e tyre deri në mesditë. Ndërkohë, Rahoveci regjistroi daljen më të ulët në votime.

Sa i përket rendit dhe sigurisë gjatë procesit, Prokuroria Themelore në Prishtinë raportoi për një incident në komunën e Fushë Kosovës, ku dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit nën dyshimin për veprën penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.”

Megjithatë, KQZ theksoi në një konferencë për media se në përgjithësi procesi zhvillohet normalisht, pa incidente të tjera të rëndësishme, dhe se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat