Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 14:07

“Zgjedhjet më të grabitura në histori”! - Sali Berisha thërret protestë në datën 16 maj, ora 17:00

Nga Ola Mitre

“Zgjedhjet më të grabitura në histori”! - Sali

Në daljen e dytë publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi.

Këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Berisha u bëri thirrje të gjithë komisionerëve për të numëruar çdo votë.

Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.

Kreu demokrat, garantoi se nuk do ketë probleme që të cënojnë sigurinë e krerëve të shteteve që do të jenë në Tiranë të premten.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat