Zgjedhjet e pjesshme vendore 2025/ Celibashi: Deri në 10:00, pjesëmarrja në votime 5%. Numërimi përfundon nesër në drekë. Tepelena, me inteligjencë artificiale

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën 10:00. Vetëm 5.08% e numrit total të qytetarëve me të drejtë vote rezultojnë të kenë votuar deri në orën 10:00. Krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit të 2023, pjesëmarrja në votime në këto bashki është më e ulët.
Sipas Celibashit, deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me pajisjen e identifikimit elektronik (PEI). Procesi i votimit ka vijuar normalisht në shumicën e qendrave të votimit.
Ai njoftoi se procesi i numërimit të votave pritet të nisë pas orës 18:00 të ditës së sotme, atëherë dhe kur mbyllet procesi i votimit, ndërsa parashikohet të përfundojë ditën e nesërme rreth drekës.
“Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë ne mesin e ditës së hënë”, tha ai.
Në Bashkinë e Tepelenës, risia e këtij viti është se përveç numërimit manual do të aplikohet paralelisht edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale. Procesi i numërimit do të transmetohet në kohë reale.
“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, u shpreh Celibashi.
Rriten investimet në bashkinë Mat - Performancë pozitive në mbledhjen e taksës së pasurisë
Të ardhurat e Bashkisë Mat janë rritur në disa kategori kryesore gjatë 2024-ës, në raport me një vit më parë. Kategoria me rritjen më të lartë është taksa e......
Greqia nis kërkimet për gaz natyror në Mesdhe - Projekti mbështetet nga SHBA, ndërsa përballet me kritika nga OKB
Ndërsa liderët botërorë mblidhen në samitin COP30 në Brazil për të nxitur më shumë veprime ndaj ndryshimeve klimatike, Greqia njoftoi se do të fillojë......
Tepelena, ndër bashkitë me shpenzimet më të larta - Rritet interesi për tokat bujqësore dhe ndërtimet e reja
Bashkia Tepelenë rezulton me rritje të konsiderueshme të të ardhurave vendore gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023. Të dhënat zyrtare tregojnë se në......
Ndalim mediave sociale për moshën nën 15 vjeç - Qeveria daneze, gati vendimin. Shkak, shqetësimet mbi shëndetin mendor të të rinjve
Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, tha qeveria daneze, megjithëse prindërit do të lejohen të japin......
Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të ardhurat nga taksa e infrastrukturës dhe pastrimi
Të ardhurat nga disa taksa vendore në Bashkinë Cërrik kanë shënuar rritje gjatë 2024-ës, ndërsa të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të ndjeshme,......
5 bashki në zgjedhje të pjesshme - 334.539 qytetarë u drejtohen kutive të votimit
Rreth 334.539 qytetarë në 5 bashki të vendit kanë të drejtën ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vlorë, Berat,......
Rritje pagash për “bluzat e bardha” - Kryeministri Rama: Mbi 1 mld euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale
Projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm ka parashikuar mbi 1 miliardë euro për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale, ose afro 4% të Prodhimit të......
Ndryshime në tregun energjetik - Gjenerali: Bizneset, detyrim të deklarojnë furnizuesin. Së shpejti, shërbim për makinat elektrike
2300 biznese të lidhur në tensionin 6kV duhet të duhet të deklarojnë furnizuesin brenda dhejtorit, pasi rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike. Në......



