Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri Dervishi takon shefin e Misionit të ODIHR-it - "Nuk janë paraqitur ankesa për shkelje"
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së ODIHR-it në Tiranë, Ambasadorin Lamberto Zannier.
Në fokus të këtij takimi ishte roli i Zyrës së Komisionerit në kuadër të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Zoti Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një grup pune që mbikëqyr sjelljen e partive politike në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve. Z. Dervishi theksoi se deri më tani pranë Zyrës së Komisionerit nuk janë paraqitur ankesa për cënimin e të dhënave personale nga partitë politike apo nga qytetarët.
Komisioneri Dervishi e njohu gjithashtu Ambasadorin Zannier me deklaratën e përbashkët me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore”.
Z. Dervishi e informoi shefin e Misionit të ODIHR edhe mbi kontributin që KDIMDP ka dhënë në lidhje me hartimin e akteve për procesin e votimit nga jashtë, për sistemin PER, etj.
Ambasadori Lamberto Zannier shprehu vlerësime për kontributin dhe rolin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sondazh

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna për “trafikun” e turizmit-Kryeministri Rama: Investimet do vijojnë, fokusi duhet tek cilësia
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim në Durrës me fokus strategjinë e turizmit 2030. Në fjalën e......

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për......

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” - Formati ndryshe që sjell tek qytetarët shifra dhe analiza të detajuara
“Election Room”, starton mbrëmjen e sotme në Televizionin SCAN, si një emision dedikuar fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në këtë......

Trump “nxit” ndërtimin e anijeve në SHBA - Vendimi synon të sfidojë dominimin e Kinës në këtë sektor
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ngarkon krerëve të departamenteve të mbrojtjes, tregtisë, punës, transportit dhe......

Përgatitet dokumentacioni për votimin nga jashtë - Sipas KQZ, procesi përfshin disa faza të rëndësishme logjistike e teknike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që......

“Energjia diellore zë 10% të prodhimit” - Zv/kryeministrja Balluku, në përurimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë
Rreth 10% ka arritur volumin e prodhimit energjia fotovoltaike në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe......

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja - Kompania Aramco njofton zbulimin e 14 fushave të naftës dhe gazit
Kompania saudite Aramco njoftoi zbulimin e 14 vendeve të reja të naftës dhe gazit natyror në të gjithë Provincën Lindore dhe shkretëtirën e gjerë të Rub' al......

“Trump, një mundësi për të rizgjuar Evropën” - Kryeministri Edi Rama, intervistë për “Bloomberg”
Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshëndeti Donald Trump si "të mirë për të gjithë", duke e portretizuar trajtimin e ashpër të presidentit ndaj aleatëve të......