Zgjedhja e furnizuesit të energjisë/ Kuvendi, ERE-s: Promovoni platformën e krahasimit të çmimeve, siguron konkurrencë

‘’Enti Rregullator i Energjisë duhet të zhvillojë fushata promovuese për funksionimin e Platformës së Krahasimit të Çmimeve të energjisë në tregun e lirë”. Kërkesa vjen nga Kuvendi përmes Rezolutës së miratuar pak ditë më parë, ku ndër të tjera vlerësohet se miratimi i akteve përkatëse për vendosjen e detyrimit të përdorimit të kësaj platforme është një hap i rëndësishëm, që synon të sigurojë transparencë dhe konkurrencë në treg, duke mbrojtur interesat e konsumatorëve.
Me miratimin e këtyre akteve u përcaktua se të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, pavarësisht kësaj aktualisht vetëm 7 prej tyre janë bërë pjesë e platformës, ndonëse në total ERE ka licencuar 38 kompani për këtë shërbim. Në total janë 18 oferta të publikuara, pasi kompanitë i kanë ndarë sipas nivelit të tensionit ku janë të lidhur bizneset që mund të kontraktojnë furnizues.
Platforma e ERE është ngritur në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, për të mundësuar marrjen e një informacioni nga ana e klientëve lidhur me çmimet e energjisë elektrike të ofruar nga ana e furnizuesve të ndryshëm. Qëllimi kryesor i saj është pikërisht të ndihmojë klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, duke iu mundësuar të krahasojnë ofertat e mundshme nga furnizuesit me pakicë të energjisë elektrike.
Detyrimi i Entit Rregullator të Energjisë për funizuesit erdhi pas zgjerimit të tregut të liberalizuar të energjisë me rreth 2600 biznese të lidhur në tensionin 10 kV, të cilët nga 1 janari i këtij viti dolën në tregun e lirë të energjisë, duke patur detyrimin për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Ky zgjerim pasoi ato të viteve të kaluar me liberalizimin e bizneseve të lidhur në tensionin 35 dhe 20 kV. Ndërkaq, vitin që vjen në tregun e lirë do të dalin edhe klientët e lidhur në tensionin 6 kV.
Si do hetohen krimet kibernetike? Masat/ Struktura të posaçme dhe manuale të reja për bizneset
Përballja me zhvillimin e vrullshëm teknologjik në Shqipëri dhe krimet kibernetike, kërkon zhvillimin dhe forcimin e aftësive teknike, ligjore dhe......
Maqedonia e Veriut, 150 mln USD për mbrojtjen/ Investimi britanik synon ndërtimin e një fabrike në shërbim të industrisë
Kompania britanike e konsulencës për mbrojtje dhe siguri, Burstock, planifikon të investojë rreth 150 milionë dollarë në Maqedoninë e Veriut, duke ndërtuar......
Shkollat në ''lupë'', s’ka më telefona në klasa/ Rregulla të reja për mësuesit dhe “Art e Zeje” për nxënësit
Nga Fieri me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe të Zyrave Arsimore Vendore, ministrja e arsimit Mirela Kumbaro zhvilloi një......
Qeveria miraton tarifën e transmetimit të informacionit të udhëtimit/ 200 lekë për pasagjer, çfarë duhet të dinë kompanitë e transportit?
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos tarifën për transmetimin e informacionit të udhëtimit, e cila do të paguhet nga kompanitë e transportit që......
Thellohet më tej deficiti tregtar në Kosovë/ Mbi 21%, rreth 100 milionë euro më shumë se vitin e kaluar
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë se në muajin shtator 2025 është shënuar një deficit tregtar prej 21,2% në raport me të njëjtën......
Eksperimenti shqiptar që po “trondit” botën e inteligjencës artificiale/ “Forbes”: Diella, provë reale për automatizimin praktik
Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull të gjatë Diellës, ministres virtuale të Shqipërisë, duke e cilësuar si një revolucion global në......
Paqja fiskale nis zbatimin në 2026/ Rama: Mesazh pozitiv për sipërmarrjen. Rriten të ardhurat në buxhet, ulet informaliteti
Marrëveshja e Paqes Fiskale do të nisë zbatimin në 2026, por deri atëherë duhet të sigurohet hartimi me sukses i kësaj pakete. Kështu është shprehur......
“Bashkëpunim me hekurudhën zvicerane”/ Balluku: Në të ardhmen, Shqipëria pjesë e korridoreve europiane
Investimet madhore në linjat hekurudhore të vendit tonë do ta përfshijnë në korridoret europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria pritet të marrë asistencë edhe......




