Shqipëria Postuar më 11 Maj 2025, 14:08

Zëvendëskryeministrja Balluku voton në Fier: Këto zgjedhje janë për ju, më shumë se për këdo

Nga Ledina Elezi

Zëvendëskryeministrja Balluku voton në Fier: Këto zgjedhje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka votuar pak minuta më parë në Fier, në qarkun ku është edhe Drejtuese Politike. Balluku ka qenë e shoqëruar me djalin e saj, i cili ka votuar në të njëjtën qendër votimi.

Deklarata e plotë për mediat:

Përshëndetje të gjithëve!

Fillimisht, dua t'ju falenderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni në qarkun e Fierit këtë ditë aq të rëndësishme për procesin e votimit. Ndërkohë, do t'i bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm, pasi siç e dimë shumë mirë është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe në të gjithë aspiratën tonë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Pyetje: Pse zgjodhët pikërisht këtë moment, jemi mësuar që zakonisht drejtuesit politikë janë që herët që të ushtrojnë të drejtën e votës?

Drejtuesit politikë kanë për detyrë që të drejtojnë qarkun e tyre, kështu që unë kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë, duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se nuk ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se Partia Socialiste ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së Partisë Socialiste për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe që do të kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera.

Pyetje: Ka pasur pretendime nga PS për mbledhje të provave, të të dhënave për kryetarin e PD. Çfarë do bëni për këto shkelje që ju i konsideroni si krime zgjedhore dhe si i përgjigjeni palës kundërshtare nga Partia Demokratike?

Ne flasim me fakte, me prova, me evidenca, e kemi parë në ekranet e televizioneve sot se kandidatët për deputetë të listës së Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor, dhe jo vetëm në qarkun e Fierit, kemi pasur edhe në zonat e tjera, kemi parë një shfaqje shumë të shëmtuar në Vorë, janë futur në Qendrat e Votimit, kanë bërë presion mbi komisionerët, të gjitha këto janë të faktuara me video dhe me foto, dhe me dëshmitarë. Ne do të bejmë atë që parashikon ligji. E kemi deklaruar publikisht këtë, janë kallëzime të cilat bëhen nga skuadra ligjore e Partisë Socialiste këtu në Fier për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me Qarkun e Fierit.

Për sa i përket deklaratave të Partisë Demokratike, as nuk i lexoj fare, sepse nuk kanë asnjë pikë të vërtete dhe është humbje kohe që t'i lexosh.

Unë i bëj thirrje të gjithë votuesve për herë të parë, pasi kam dhe djalin tim sot që ka votuar këtu me mua, që të dalin të votojnë, pasi këto zgjedhje janë për ta, më shumë se për këdo.

 

 

Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Barazia gjinore dhe zgjedhjet në Shqipëri!

Që nga viti 2008, legjislacioni shqiptar garanton të paktën 30 për qind përfaqësim të gjinisë më pak të përfaqësuar në pozicione vendimmarrëse politike dhe......

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore!

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike. Ky i fundit rregullon edhe aspekte të përgjithshme......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat