Zëvendëskryeministrja Balluku në Konferencën Ndërkombëtare në Monako: Shqipëria drejt zhvillimit të industrisë së marinave
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, mori pjesë në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe Inteligjente, e cila u zhvillua sot në Principatën e Monakos. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë event ndërkombëtar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare në vend.
Znj. Balluku theksoi se Shqipëria ka nisur tashmë hartimin e një strategjie kombëtare për zhvillimin e marinave përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga veriu në jug, me qëllim kthimin e vendit në një qendër rajonale në zemër të Mesdheut, ashtu si Kroacia, Mali i Zi apo Greqia.
"Vitet e fundit industria detare shqiptare ka njohur zhvillim të qëndrueshëm, falë projekteve të reja si porti i Porto-Romanos dhe ai në Triport. Marina e Durrësit dhe ajo e Vlorës pritet të nisin së shpejti operacionet e tyre, duke e vendosur Shqipërinë në hartën mesdhetare të turizmit detar", deklaroi Balluku.
Gjatë konferencës, Zëvendëskryeministrja zhvilloi takime me përfaqësues qeveritarë dhe investitorë ndërkombëtarë të interesuar për potencialin që ofron Shqipëria në këtë sektor në rritje. Ajo ishte e shoqëruar nga arkitekti i njohur italian Luca Dini dhe ekipi i tij, të cilët janë duke punuar me Ministrinë për ndërtimin e strategjisë së Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme.
Sipas znj. Balluku, zhvillimi i kësaj industrie do të shërbejë si një shtysë e re për turizmin, i cili tashmë është kthyer në një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Për më tepër, ajo nënvizoi nevojën për përfshirjen e brezit të ri në këtë sektor përmes trajnimeve dhe arsimit profesional, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi.
“Dita e sotme ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar infrastrukturën shqiptare – jo vetëm atë rrugore dhe të aviacionit, por mbi të gjitha atë detare. Ky sektor i ri do të kërkojë profesionistë të rinj që të përqafojnë teknologjitë moderne dhe të sjellin inovacion në industrinë detare shqiptare,” u shpreh Balluku.

Pagesat elektronike u rritën me ritme dyshifrore/ Banka e Shqipërisë, takim diskutimi me Shoqatën Shqiptare të Bankave
Banka e Shqipërisë ka zhvilluar një takim diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se Banka e......

Nga rrjetet sociale, cloud-i dhe faqet online/ Bizneset shqiptare, gjithnjë e më të varura nga interneti
Teknologjia po shndërrohet çdo vit e më shumë në shtyllën kryesore të funksionimit të bizneseve shqiptare. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për vitin......

Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos/ OSSH hap dy tendera me fond limit total 204 mln lekë. Synohet rritja e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Fier ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe kabinave të......

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4,58% në tremujorin e dytë 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë të vitit 2025, që shënoi një rritje me......

Borxhet e energjisë, lidhen 8300 aktmarrëveshje/ Skemat, OSHEE: Kryesojnë familjarët, përfitues edhe 1,234 biznese
OSHEE Group raporton ecuri pozitive të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, me mbi 8,300 aktmarrëveshje të lidhura gjatë periudhës......

Bileta elektronike, kompani shtetërore në transport/ Mema: Bileta, domosdoshmëri. Duhet mbikqyrje e tregut
Në programin qeverisës, një ndër çështjet e trajtuara është edhe ajo e transportit publik. Qeveria synon implementimin e bileta elektronike GPS/AVL, duke......

Sigurimi i integritetit të valutës Euro në Kosovë/ BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftimit të falsifikimit......

Lançohet platforma e re “Startup Albania”/ Rama: Përmes IA eleminojmë burokracitë për bizneset
Platforma “Startup Albania” do të jetë ura e re që lidh talentin me mbështetjen, idetë me investimin dhe Shqipërinë me ekonominë digjitale europiane. ......