Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara - Arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.
Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina, ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Sipas Policisë së Shtetit janë arrestuar 4 shtetas, janë shpallur në kërkim 2, ku njëri prej tyre shtetas turk, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.
Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije se janë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.
Ndërkohë, përgjatë vitit 2024, Administrata Doganore evidentuan dhe hequr nga qarkullimi 40,911 copë veshje të ndryshme dhe aksesorë, që dyshohej se shkelnin një pronësi intelektuale të markave tregtare botërore.
Pak muaj më parë qeveria ka inciuar disa ndryshime ligjore që synojnë ti japin më shumë mbrojtje bizneseve që kanë të regjistruar markën, gjithashtu edhe konsumatorëve.
Sipas draftit, pronarët e një marke të cilët konstatojnë se emri i tyre imitohet apo përvetësohet nga dikush tjetër, do të mund të ngrenë padi në gjykatë, të kërkojnë nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë.
Ndërkohë, tregtarët abuzues mund të gjobiten me shuma marramendëse dhe të përfundojnë pas hekurave për tregtimin e mallrave të kopjuara dhe imitimin e markave prestigjioze.

Rikuperojnë valutat e huaja – Forcohet Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka ndryshuar trajektoren e tij këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës dhe është blerë sot me 85.5......

BE “godet” kompanitë ushqimore - Delivery Hero dhe Glovo gjobiten me 329 mln euro për shkelje të ligjeve
Kompania gjermane e ushqimit online Delivery Hero dhe njësia e saj spanjolle Glovo u gjobitën me 329 milionë euro (376 milionë dollarë) për pjesëmarrje në......

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda Kibernetike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura. Nëpërmjet......

Sezoni veror - Kumbaro dhe Mazniku japin porositë për institucionet dhe bashkitë, fokus pastërtia dhe menaxhimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhanë mesazhe të rëndësishme për sezonin veror, në kuadër......

Hasani në vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me......

IA “kërcënon” profesionet e grave - Janë trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar nga teknologjia
Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të zëvendësohen ose të......

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet kërkojnë staf të paktën 2 herë në vit
Kamarierë dhe banakierë të paqëndrueshëm po detyrojnë baret dhe restorantet në Tiranë të publikojnë njoftime punësimi disa herë brenda vitit, shpesh për të......

Greqia do të furnizojë Evropën me gaz - Projekti parashikon transportimin e rreth 25 miliardë metrave kub në vit
Strategjia e Greqisë për shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese të gazit natyror në rajonin e Evropës Juglindore në rrjedhë të kundërt është në rrugën e......