Zbret poshtë 97 lekëve, kur rritet euro?/ Fundi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane
Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbehe në fundjavë me 96.91 lekë . Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse zyrtarisht ka përfunduar sezoni turistik, ku periudha korrik –gusht shënon dhe numrin më të lartë të turistëve. Euro pësoi një forcim të lehtë në ditë e fundit të muajit gusht dhe fillim shtator për të vijuar më pas rënien. Nga ana tjetër, prurjet valutorore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Emigrantët, në periudhën janar-qershor kanë sjellë 532 milionë euro.
“Sa më shumë shtohet masa e euros aq më tepër forcohet leku dhe dobësohet monedha europiane. Ka dhe një ndikim tjetër negativ që ka rritur koston e një pjese të madhe të turistëve, sepse ata që vijnë me euro, sa më shumë dobësohet aq më e kushtueshme bëhet qëndrimi. Nga kjo pikpamje në nivelin e konkurrueshmërisë, dobësimi i euros rrit koston e pushimeve në Shqipëri” – thotë profesor Adrian Civici.
Nga të dhënat, të huajt që kanë vizitur Shqipërinë gjatë këtij viti kanë shpenzuar rreth 2.1 miliardë euro në periudhën janar-qershor dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga turistët janë rritur me 7.7%. Dobësimi i euros gjatë 2025-ës, ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë.

Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier
Kryeministri Edi Rama nga ambientet e QSUNT, prezantoi këtë të shtunë ministren e re të shëndetësisë, Evis Sala. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi figurën e......

S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në "BB"/ Turizmi do të vijojë të mbetet shtyllë kryesore e rritjes
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar......

INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me tregtinë online
Tregtia online po zë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT më shumë se 10 për qind e xhiros......

Tregtia me jashtë, eksportet dhe importet e gushtit në rënie, 48,8 % e shkëmbimeve me vendet e BE-së
Fluksi i tregtisë së vendit tonë me jashtë përgjatë muajit gusht ka patur një rënie të ndjeshme. SIpas të dhënave më të fundit të përditësuara nga INSTAT, në......

‘Rama 4’ në ditën e parë të punës, Balluku: Rrugëtim sfidues drejt Europës
Në nisje të punës së Qeverisë ‘Rama 4”, zëvendës kryeministrja Balluku uron kolegët e saj dhe shpreh dëshirën që “secili prej tyre të kontribuojë me më të......

“Progresi i Shqipërisë në turizëm, në vëmendje të shteteve të tjera”/ Ambasadori Slloven në takim me Guvernatorin, vlerëson progresin e ekonomisë shqiptare
Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është një arritje e çmuar në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Këto ishin fjalët e Ambasadorit të......

Kryeministri: Pasuritë e sekuestruara po administrohen më në fund me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e......

Tirana Connectivity Forum, fokusi tek investimet për sigurinë/ Vengu: Është momenti i përmbushjes së angazhimit të çdo vendi për mbrojtjen
Është mbajtur këtë të martë edicioni i XI i Tirana Connectivity Forum. Ministri I Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte I pranishëm në një prej paneleve kryesore, ku......