Zbatimi i rrjetit 5G, në çfarë faze jemi? - AKEP: Operatorët celularë po punojnë për shtimin e antenave të reja
Aktualisht, kompanitë celulare po punojnë për shtimin e antenave të reja dhe rritjen e mbulimit me rrjet dhe shërbime 5G. Menjëherë pas marrjes së autorizimit në nëntor 2024, të dy operatorët celularë filluan operimin e teknologjisë 5G me disa stacione (antena), fillimisht në Bashkinë e Tiranës.
Zbatimi i rrjetit 5G ka një sërë kostosh për kompanitë celulare. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), autorizimet individuale të lëshuara për dy operatorët celularë në përdorimin e frekuencave 3400-3800 MHz, shoqërohen me disa kushte, të cilat lidhen me investime në teknologji. Zbatimi i teknologjive të reja shoqërohet me investime për ndërtimin e stacioneve (antenave) të reja, investime në pajisjet e rrjetit qendror të operatorit celular, investime në rrjet fiks mbështetës të fibrave optike, investime në punimet civile të nevojshme, në mirëmbajtjen e këtij rrjeti, e të tjera.
Rreth 55% e popullsisë pritet të mbulohet me shërbim 5G deri në 2027 dhe 85% e popullsisë deri në 2030. Ndërkohë, deri në fund të këtij viti, do të mbulohen me rrjetin 5G në brezin e autorizuar 3400-3800 MHz, Porti Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Aeroporti i Kukësit dhe Vlorës, Zona industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës.
Brezat kryesorë të frekuencave 5G janë brezi 700 MHz, brezi 3400-3800 MHz dhe brezi 26 GHz.
Brezi 700 MHz, teknikisht është brezi më i mirë i frekuencave për ndërtimin e rrjeteve 5G, veçanërisht për shkak se frekuencat e këtij brezi realizojnë mbulim shumë të mirë me një numër të caktuar stacionesh (antenash). Menjëherë pas lirimit nga AMA, AKEP do të fillojë procedurat për dhënien në përdorim të këtij brezi frekuencash për operatorët celularë.
Për brezin 26 GHz, operatorët celularë janë shprehur që nuk kanë interes për shkak të mbulimit të vogël që sigurojnë antenat e këtij brezi frekuencash dhe numrit të madh të antenave që nevojiten për të siguruar mbulimin e nevojshëm.
Brezi 3400-3800 MHz teknikisht është brezi i preferuar për rrjete në zona urbane me dendësi të lartë popullsie, por nuk është shumë i preferuar për zonat rurale apo malore, pasi karakteristikat teknike të valëve të këtij brezi janë të tilla që nuk ofrojnë mbulim shumë të madh territori.

INSTAT: 66% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra - Biznesi dhe inxhinieria më të preferuarat nga studentët
Biznesi dhe inxhinieria mbeten ndër fushat më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë që u diplomuan gjatë vitit akademik 2023-2024, sipas të......

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe mësimdhënësit - Cilat janë rezultatet e 12 mujorit të fundit?
Në një përpjekje për të forcuar dhe modernizuar arsimin profesional në vend, programi kombëtar “Arsimi i mesëm profesional” ka shënuar një vit të suksesshëm......

“Resorti në Sazan po dizenjohet”, investimi 1.4 mld dollarë - Jared Kushner: Po tërheqim disa nga markat më të mëdha në botë
Projekti për kthimin e ishullit të Sazanit në një vend ku do të pushtohet nga turistët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump,......

Bisedime BE-SHBA në Romë - Palët diskutojnë mbi tregtinë, Ukrainën dhe mbrojtjen
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara mbajtën bisedime në Romë, ku temat kryesore ishin tregtia, mbrojtja dhe lufta në Ukrainë. Von......

Vota e diasporës/ Celibashi: Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi për 12 qarqet e vendit!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka......

Java nis negativisht për Dollarin – Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht sërish pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 87.2 lekë dhe është shitur me 88.4 lekë duke......

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV, ku merrnin......

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 qershori 2025. Rama shkruan se ”ky......