Shqipëria Postuar më 23 Mars 2026, 13:07

Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren Zyrtare/ 41 masa të raportuara, 21 të realizuara

Nga Diamila Leka

Zbatimi i reformave dhe objektivat e BE-së - Raporti në Fletoren

Komisioni Evropian ka publikuar vlerësimin për Raportimin e Parë të Zbatimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, një dokument i përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029 dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Shqipëria ka raportuar 41 masa, nga të cilat 21 janë realizuar, ndërsa 20 mbeten të parealizuara, duke përfshirë energji të rinovueshme, etiketim energjetik dhe transparencën e pronësisë mediatike.

Vlerësimi parashikon përfitime prej rreth 99 milionë eurosh, të ndara mes mbështetjes buxhetore, granteve për investime dhe huave nga WBIF. Për periudhën Dhjetor 2024, nga 16 masa, 11 u realizuan, ndërsa për Qershor 2025, nga 20 masa, 9 janë realizuar dhe 11 mbeten në pritje për miratime ligjore dhe finalizimin e mekanizmave të raportimit institucional.

Pesë masa janë raportuar përpara afatit, ku vetëm njëra është realizuar plotësisht, ndërsa 4 mbeten të papërfunduara për shkak të vonesave në harmonizimin e protokolleve ndërkombëtare, politikës së vizave dhe sistemit të paralajmërimit të hershëm për substancat narkotike.

Më 24 Shtator 2025 u zhvillua Komiteti i Monitorimit të Facilitetit për Reforma dhe Rritje, i bashkëkryesuar nga Koordinatori Kombëtar dhe përfaqësues të Komisionit Evropian. Në fokus ishte rishikimi i progresit të Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027, me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve, shoqërisë civile, akademisë dhe komunitetit të biznesit.

Ky raport dhe takimet e monitorimit synojnë të forcojnë zbatimin e reformave, të nxisin transparencën dhe të garantojnë përmbushjen e objektivave të dakordësuara me Bashkimin Evropian.

 

Shqipëria 23 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat